20.2 C
Berne
dimanche 14/07/2024

Prishtina zyrtare: Serbia dje ndaloi 1500 udhëtarë, prej të cilëve qindra sish ishin nga diaspora kosovare, duke shkuar apo duke u kthyer nga Zvicra dhe vendet e BE-së

Prishtinë, 18 prill -Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbjtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe minsitri i Pune te brendshme Xhelal Svecla, qe ty dy akuzuan regjimin e serb te drejtuar nga Aleksander Vucic  për zhvillimet e djeshme ne Serbi duke bllokuar autobusë dhe qindra udhetare qe vini dhe shkonin ne Zvcer dhe vendet tjera te BE-së, madje dhe duk arrestuar qytetar dhe police kosovarë. Ai kërkoi lirimin e zv. drejtorit të Policisë së Kossovës serbin Dejan Jankoviç, për të cilin tha se e kërkon pa kushte dhe në mënyrë të menjëhershme.

Albin Kurti para agzetareve sot ne Prishtinë se « Serbia po kërkon tensione sepse nuk i intereson normaliteti. Sipas Kurit kjo moi edhe dje me bllokimin e qindra udhetareve, kreysisht nga diapsora, arresmin e qytetarëve tane dhe policëve nga Kosova, pas te cileve qendron Aleksander Vucic i cili mund te jete gjithecka, por asesi president, sepse sjelljet  e tij i ngjajne me shume nje kryemafiozi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga Serbia gjatë ditës së djeshme në pikat kufitare Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari. Dje së paku 1 mijë e 498 qytetarë, shumica e tyre udhetar për qe shkonin apo vinin nga vendet perendimore, janë ndaluar, maltretuar dhe arrestuar e marrë në pyetje nga policia serbem njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te Ministrise se Puneve te Mbrendsme te Kosovës.

Minsitri veçla ka thënë se janë duke ndjekur të gjitha zhvillimet dhe janë angazhuar të përcjellim me kujdes çdo provokim dhe veprime për destabilizim nga Serbia.

“Pas paralajmërimeve direkete të bëra nga Vuçiq, u pa edhe urdhri i tij për veprime të menjëhershme në terren. Ndalimi është bërë me urdhër nga lart, pra direkt nga Vuçiq që tregon se Serbia është shtetet diktatorial”, tha Sveçla.

Ministri shtoi se ngjarjet dje janë shkelje e të drejtave të njeriut dhe përbëjnë kërcënim të madh për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

“Precedent i rrezikshëm dhe jo vetëm se duhet të dënohet ashpër por nuk duhet as të tolerohet. Sipas informatave tona dje së paku 1 mijë e 498 qytetarë janë ndaluar, maltretuar dhe arrestuar e marrë në pyetje lidhur me të kaluarën e tyre, lidhjet me UÇK-në, pjesëmarrjen e tyte personalisht ose të familjarëve në UÇK si dhe veprimtarinë e tyre gjatë viteve 1998-1999”, tha Sveçla, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sveçla shtoi se qytetarëve u janë marrë dokumentet personale duke i lënë pamundësinë pa lëvizur.

“Janë provokuar fizikisht dhe verbalisht nga autoritetet serbe, kjo ka shkaktuar frikë të madhe tek të gjithë veçanërisht tek fëmijët. Përveç presionit psikologjik kanë pasur mungesë të ushqimit, ujit dhe barnave”, tha ministri.

Derniers articles