Bernë, 27 prill -Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin nesër do të vizitojë disa qendras te ballkamnit. Vizite e fillon nser ne Sbri, kurse pasneser do te g jndet ne Maqedoninë e Veriut. Në të dy vendet, ai do të takohet me homologët e tij serb në Beograd dhe maqedonasen ne Shkup, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Para ketyre takimeve presidenti i Konfederates helvetike kishte takuar dy-tri here kreministrin e Kosoves Albin Kurtin ne Davos (WEF) dhe në Bernë.
Vizita e parë në Maqedoninë e Veriut. Ambasadorja zvicerane në Shkup: Gjatë 30 viteve të fundit, Zvicra ka investuar më shumë se 360 milionë CHF në tri fusha kryesor…
Marrëdhëniet mes Zvicra dhe Maqedonia e Veriut janë përgjithësisht shumë të mira dhe bashkëpunuese, të ndërtuara mbi diplomaci, ekonomi dhe lidhje njerëzore. Këte bashkepbnmim te mire mes Shkupit dhe Bernës e ka kofirmuar për gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch edhe minsitri i Puneve te jashtme Timço Mucunski gjate vizites se tij te fundit ne Gjenevë.
Për vizitën e tij të parë në Maqedoninë e Veriut, Ministri i Çështjeve Ekonomike do të takohet me Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova të mërkurën.
Gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch ka mesuar se diskutimet do të përqendrohen në marrëdhëniet dypalëshe mes Bernes dhe Shkupit, mbi potencialin ekonomik dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. Programi në Shkup do të përfundojë me një pritje për të shënuar themelimin e Dhomës së Tregtisë Zvicerane në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Konfederatës, shkëmbimet ekonomike me Shkupin ofrojnë « potencial shtesë, veçanërisht në fushat e dixhitalizimit dhe teknologjisë ».
Zvicra është donatore e rëndësishme në projekte zhvillimi Investime në: Infrastrukturë, ujësjellës dhe energji, reforma ekonomike. Shume kompani zvicerane operojnë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 30 viteve të fundit, Zvicra ka investuar më shumë se 360 milionë CHF në tri fusha kryesor.
«Ambasada përfaqëson interesat e Zvicrës në vend dhe mban dialog të rregullt me palët e interesuara politike, ekonomike dhe akademike, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësive të tjera diplomatike. Ambasada gjithashtu mbështet Qendrën Konsullore të Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, e cila mbulon edhe Maqedoninë e Veriut, në rastet e ndihmës së ndërsjellë juridike, çështjet konsullore, etj… » ka thëne në intervistën e fundit për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ambasadorja e Zvicres ne (RMV) ne Shkup znj. Véronique Hulmann Marti
Sipas saj « Raportet e Bernës me Shkupin, qe tre decenie kanë forcuar edhe më shumë lidhjet tona, me një diasporë prej 100,000 njerëzish, shembull integrimi dhe suksesi në vedin tonë. Rreth 250 shtetas zviceranë janë të regjistruar në Maqedoninë e Veriut… »
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski ne shtatorin e vitit te kaluar qëndroi për një vizitë pune në Gjenevë, mbrëmë u takua me anëtarë të diasporës maqedonase.
“Ishte një nder i veçantë që në ditën e parë të vizitës së punës në Gjenevë, së bashku me diasporën e shumtë maqedonase, të shënojmë Ditën e Pavarësisë – 8 shtator. Në fjalimin tim, theksova rëndësinë e diasporës maqedonase si urë lidhëse midis dy vendeve – duke inkurajuar lidhje të ngushta kulturore dhe ekonomike, dhe si mbrojtëse e identitetit dhe vlerave të vendit tonë. Falënderova për të gjitha iniciativat, projektet dhe aktivitetet e komunitetit maqedonas në Zvicër dhe konfirmova angazhimin e qeverisë për të përmirësuar lidhjet me maqedonasit në mbarë botën përmes institucioneve dhe përmes masave konkrete”, tha Muçunski, citon gazeta zvcerane në shqip LeCanton27.ch.
Shefi diplomacise maqedoanse z. Timčo Mučunski me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Nefail Maliqin

