Kreu i shtetit ka kujtuar përvjetorin e 28 nëntorit 1912, kur u ngrit flamuri i pavarësisë në Vlorë, me një video nga Dacaj i Rozhajës.
Me emocionet e marra nga fëmijët shqiptarë në Dacaj në Mal të Zi, Meta ka shpërndarë në rrjetin social Facebook video me nxënësit, teksa një vajzë reciton vargje patriotike.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!
Një urim të veçantë për çdo shqiptar kudo ndodhet, me këtë poezi, të recituar me shpirt, shumë dashuri dhe emocion nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës”, shkruan Presidenti Ilir Meta në rrjetin social Facebook.