Crans Montana, 24 Nentor –Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI (The Centrist Democrat International), Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.
gjedhja e Berishës përfaqëson një njohje të rëndësishme për politikën shqiptare. Lideri i opozitës bëhet kështu pjesë e drejtimit të një organizate që bashkon partitë kryesore konservatore dhe kristiano-demokrate në botë, kanë shkruar mediat botërore, njofton gazeta zvicerane në shqip, LeCanton27.ch.
Zgjedhja e z.Berisha në krye të CDI është mirëpritur dhe uruar jo vetëm nga personalitete të insitucioneve shqiptare në Ballkan dhe Evropë, por edhe nga personalite të shumta botërore. Një urim nga Zvicra sot i ka dërguar edhe Presidenti i Forumit botëror ‘Crans Montana’, ambasadori Jean-Paul Carteron, i cili e ka mirëpritur zgjedhjen e tij në këtë pozicion të rëndësishëm brenda federatës politike ndërkombëtare.
Carteron: Jam mirënjohës ndaj zotit Berisha që më prezantoi me Presidentin Rugova të cilin e mbështeta në përpjekjet e tij për paqe deri në vdekje!
Në urimin e ambasadori zviceran z.Carteron dërguar z.Berisha, fillimisht thuhet se ‘Forumi Crans Montana’ mirëpret zgjedhjen e Presidentit Berisha në këtë pozicion të rëndësishëm brenda federatës politike ndërkombëtare të partive të përafruara me ideologjinë e tij. Pata mundësinë ta takoja për herë të parë në vitin 1992. Isha duke marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të parë demokratik të Shqipërisë. Isha i kënaqur dhe mbetem mirënjohës ndaj tij që më prezantoi me Presidentin Rugova në atë rast, të cilin e mbështeta në përpjekjet e tij për paqe deri në vdekjen e tij.
Që atëherë, Presidenti Berisha ka marrë gjithmonë një ftesë për të marrë pjesë në Forumet Crans Montana, ku ai është i mirëpritur, siç janë të gjithë udhëheqësit e partive politike dhe anëtarët e qeverive nga e gjithë bota…’, ka shtuar z.Carteron.
Cordialement
Sali Berisha: falemderoj nga zemra qe ambasadori zviceran Jean-Paul Carteron ne Forumit Crans Montana keto teri deceniet e fundit snsibilizuan ceshtjen e Kosoves dhe atë mbare shqiptare ne ballkan
Te dashur miq, heren efundit u ktheva nga Gjeneva ku une pata kenaqesine te marre pjese ne punimet dhe kremtimin e 30 vjetorit te Forumit Crans Montana mund te themi se Forumi Crans Montana keto tri deceniet fumndit ka qene deh mbete nje tribune globale fjalimesh, debati, dialogu dhe njohjesh e takimesh per qindra e qindra burra shteti, presidente, kryeministra, ministra, klerike te larte dhe personalitete te shquara shoqerore, biznesmene te njohur, nga shumica derrmuese e vendeve te Europes, Amerikes se Veriut dhe Amerikes se Jugut, Azise, Lindjes se Mesme, Afrikes, Oqeanise si dhe per drejtues me kryesor dhe perfaqesues te nivelit te larte te organizatave me te rendesishme nderkombetare por edhe te shoqerise civile!

