Selanik, 30 janar -Policia greke kapi mbi 324 kg drogë (kokainë) ne Selanik. Arrestohet banda « multietnike » te trafikut te droges ne ballkan. Sipas policise, droga e konfiskuar vlene prej 100 milion eurosh, njofton gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »
Policia greke njoftoi të shtunën se ata kishin kapur « 324 kg kokainë të pastër » në qendër të qytetit të Selanikut (veri) dhe arrestuan tre persona, udhëheqës të dyshuar « të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës ». Sipas një burimi policor, tre personat e arrestuar janë një shqiptar, një grek dhe një serbe. Ky i fundit eshtë edne ne arrati.
« Në një operacion të koordinuar që u zhvillua të Premten në qendër të Selanikut (qyteti i dytë më i madh në Greqi), tre burra u arrestuan në flagrancë ndërsa kryenin një transaksion, » tha një deklaratë e policisë. Në një apartament ku jetonte një nga këta njerëz të arrestuar, policia zbuloi « 324 kg kokainë në 260 pako » të destinuara për t’u shitur në Greqi, sipas këtij teksti.
Policia vlerëson se fitimi për rrjetin nga shuma e kapur do të arrinte në 100 milion euro. E vendosur në Evropën Jug-Lindore, Greqia është pjesë e Gadishullit Ballkanik, i konsideruar një qendër për trafikun e drogës.