Bruksel/UE, 6 maj -Diteve te fundit ne disa media ne ballkanike (por jo edhe ne media serioze në perendim) por kryesisht ne ato serbe dhe kosovare jane verejtur shkrime te cilat flasin për nje të ashtuquajtur dokument « Non-Paper » ku benë fjalë edhe për ndarjen e Kosovës. Të gjitha këto raporotime zyrtaret e BE-së i kane hedhur poshte duke i konsideruar spekuilime dhe dezinforata!
« Te ndalen dezinformtat dhe spekuilimet ne media per te ashtuquajturin dokument « Non-Paper ». BE ka qendrime të qarta rreth te ardhmes së Kosoves dhe ballkanit.. » ka dekalruar sot ne nje intzerviste për gazetën zvicerane ka thënë ne fund z.Peter Stano, zëdhënës i zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borel.
I pyetur rreth ë ashtuquajturit dokument « Non-Paper » iu cli po qarkullonm neper disa media ne Kosove dhe Serbi zdhensi i BE-së Peter Stano thote se « Këto pretendime janë absolute jo-kuptimore. Tashmë javën e kaluar ne kemi lëshuar një dementi të fortë duke refuzuar të gjithë informacionin e rremë që pretendon se dikush nga punonjësit tanë do të qëndronte pas këtij dokumenti të pretenduar. Ne i hedhim poshtë me forcë pretendimet në disa media në lidhje me këtë. Askush nga Komisioni Evropian, as Shërbimi i Veprimit të Jashtëm nuk ka të bëjë me këtë dokument të pretenduar, as nuk e ka hartuar atë as nuk e ka miratuar atë. Pretendimi i së kundërtës është thjesht i rremë.
Atëhere, se cili eshte qëndirmi i BE-së rreth « Non-Paper » z.Stano ne vazhdim te kedsja bisede për gazten zvicerane Le Canton27.ch eshte përgjigjur se « Ky pretendim « Non-Paper » nuk pasqyron pozicionet e BE-së dhe ne vendosmërisht distancohemi nga ajo. HRVP Josep Borrell refuzoi vendosmërisht të dy letrat e pretenduara dhe pretendimet se zyrtarët tanë do të merrnin pjesë në hartimin e tyre: « Për mua, këto dokumente fantazmë nuk janë çështje. Më vjen vërtet keq që ka lajme të rreme dhe dezinformata që qarkullojnë rreth tyre. Më duhet të mohoj në termat më të fortë pretendimet se zyrtarët tanë qëndrojnë pas saj dhe unë kërkoj që përgjegjësia e medias të mos shpërndajë lajme të rreme që krijojnë telashe, që krijojnë një mjedis toksik. » (« I ask for the responsibility of the media not to diffuse fake news that create trouble, that create a toxic environment.” »)
Prandaj sipas z.Peter STANO « duhet e ndalen dezinformtat dhe spekuilimet ne media per te ashtuquajturin dokument « Non-Paper ». BE ka qendrime të qarta rreth te ardhmes së Kosoves dhe ballkanit.
Dialogu i Kosovës me Serbinë pa alternativë
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ps takimit te fundit me kyremnistirn shiptare ne Koasovë Albin Kurti, tha se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë dhe se rruga e saj evropiane kalon përmes këtij dialogu.Borrel dhe Kurti pajtohen që dialogu Kosovë-Serbi të rinisë në qershor
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të rinisë para fundit të qershorit. Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë është esenciale për të ecur drejt perspektivës evropiane, pa këtë rruga do të bllokohet. Për këtë e udhëzova z. Kurti që të angazhohet në mënyrë konstruktive në këtë dhe ai e ka kuptuar personalisht.
Josep Borrel tha se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë, ndërsa Albin Kurti, tha se dialogu nuk do të nglizhohet nga Prishtina zyrtare. Këto deklarata kryeministri i Kosovës Kurti dhe shefi i diplomacisë evropiane Borrel, i bënë në një koneferencë të përbashkët për medie në Bruksel, në kuadër të vizitës së parë zyrtare të kryeministrit kosovar në kryeqendrën evropiane.
« BE vazhdon të lehtësojë Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës… » ka thënë ne fund z.Peter Stano, zëdhënës i zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borel.
Për fund do shtuar se Kryeministri shqipotar i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësen e tij dhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, se fundit zhvilluan nje ser takimesh me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropia duke i prezentuar qarte BE-se synimet e Qeverise per te ardhmen e Kosovës hd embi procesine negociatave me Serbinë. Kurti ehste shprehur qarte para diplomatëve evropianë se prioritetet e Qeverisë janë « drejtësia dhe punësimi, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe promovimi i investimeve”. Ndërsa shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla u shpreh, se ajo « mirëpret interesimin e BE-së për dialogun por me rëndësi është që të fokusohemi në luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në drejtësi”.