Bernë, 7 shtator -« Kosova ka rihapur të shtunën dy pikat kufitare me Serbinë që i kishte mbyllur gjatë natës pas demonstratave në anën serbe të cilat bllokuan qarkullimin, njoftoi ministri i Brendshëm i Kosovës… » ka shkruar sot 20Minutes dhe mediat tjera zvcerane duke ju referuar agjensise infomative shtetërore SDA, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Qeveria e Kosovës kishte mbyllur kufirin në Bërnjak dhe Merdare, pika më e madhe e kalimit, dy nga katër pikat kufitare me Serbinë, që të dyja ndodhen në veri të Kosovës.
Postimet u rihapën sapo të përfundonin bllokadat
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla ka shpjeguar në Facebook se vendimi për rihapjen e tyre është marrë pas njoftimit se bllokadat e kryera nga « ekstremistët e maskuar në territorin e Serbisë janë hequr » dhe për këtë arsye nuk ka « nuk ka pengesa për lëvizjen për në dhe nga pikat kufitare të Republikës së Kosovës”, shkruajne mediat zvicerane, citon Le Canton27.ch.
Të dy vendkalimet u mbyllën pasi dhjetëra protestues në Serbi bllokuan hyrjen e tyre nga Serbia të premten për të parandaluar trafikun në Kosovë. Ministri i Brendshëm kosovar i kishte akuzuar demonstruesit se po arrestonin “në mënyrë selektive dhe me sjellje fashiste qytetarët që duan të kalojnë tranzit nëpër Serbi”.