Gjenevë, 8 tetor -Në Vernier të Gjenevës me prezencë të kryetarit të PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, ku të pranishme ishin edhe deputetet e PDK-së, Blerta Deliu dhe Eliza Hoxha, është mbajtur takim informativ me mërgatën në lidhje me gjendjen aktuale në Kosovë, veçanërisht për sigurinë, politikën, ekonominë dhe arsimin, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Deputetet e PDK-së, Deliu e Hoxha, me mërgatën biseduan për mundesinë e investimeve në Kosovë, për integrimin e shqiptarëve në Zvicër, nga të cilët u kërkua të jenë shembull i mirë për t’i dhënë imazh pozitiv Kosovës dhe kombit.
Gjithashtu në këtë takim është folur edhe për vizionin e PDK-së për të ardhmen dhe për programin që ka ky subjekt politik për mërgatën.