11.7 C
Berne
jeudi 24/10/2024

Pacolli uron diten e Çlirimit, me shprese qe vitin e ardhshem te festojme bashkarisht me ata qe po mbahen ne Hage

Prishtine, 12 qershor -Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar Ditën e Çlirimit duke shpresuar që përvjetorin tjetër ta festojmë së bashku edhe me ish luftëtarët e UÇK-së që sot padrejtësisht gjenden në Hagë, raporton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ai thotë se në këtë ditë të madhe për vendin kujtojmë sakrificën e dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për këtë vend.

Postimi i plotë:

URIME KOSOVE!!

Seicili pervjetor i çlirimit të Kosovës na kujton sakrificën e madhe të popullit tonë për liri. Në këtë ditë të madhe për vendin, kujtojmë sakrificën e dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për këtë vend dhe njëkohësisht duke shprehur falenderimin e thellë për botën demokratike me në krye SHBA-në që ndalën shfarosjen e një populli të tërë. Duke u uruar qytetarët e Kosovës për këtë ditë historike, lus zotin që përvjetorin tjetër ta festojmë së bashku edhe me ish luftëtarët e UÇK-së që sot padrejtësisht gjenden në Hagë.

Gëzuar!

Derniers articles