Rreth kesaj pyetje Oljana Maloku iu eshte pergjigjur « Të jesh gazetar mendoj është e vështirë në çdo vend ku tendencat për të ndërhyrë në përcjelljen e lajmit mund të jenë nga më të ndryshmet. Por janë të gjitha mekanizmat dhe mënyrat që çdo gazetar të gjejë rrugën për të thënë fjalën e lirë… »Ndërsa çdo të hënë në orën 18.30 është me emisionin e përjavshëm Pro Business në televizionin Kombëtar Klan Plus.
Që në fillimet e emisionit Pro Business në fokus kanë qenë edhe temat e lidhura me Diasporën. Në vitin 2019 ajo publikoi emisionin “Diaspora me sytë nga Shqipëria” ku ndoqi nga afër në Kosovë një konferencë mjaft të rëndësishme që bëri bashkë sipërmarrës të shumtë nga vende të ndryshme të botës.
https://www.youtube.com/watch?v=IKmNSAjOq5g
Në vitin 2019 po ashtu në fokus të emisionit Pro Business ishte edhe themelimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës për herë të parë në Tiranë si një mundësi mjaft e mirë për ndërmjetësimin dhe lidhjen e aktivitetit ekonomik dhe biznesit Shqiptar me tregjet ndërkombëtare dhe anasjelltas, tërheqjen e investitorëve të huaj në Shqipëri.
https://www.youtube.com/ëatch?v=RzSE5MhIc1o
Së fundmi gazetarja Oljana Maloku në formatin e saj i ka dedikuar një emision edhe projektit të lancuar nga Diaspora Shqiptare me titull ”Fluturoj me Shqipen”.
https://www.youtube.com/ëatch?v=RUJ-CaBU2Co
Oljana Maloku thotë se ndjehet e lumtur që jep kontributin e saj me anë të emisionit Pro Business pikërisht për diasporën.
“Pëlqej të promovoj dhe të shoh anët pozitive të vendit tim. Shpesh ne e bejmë më gri sec duhet nje vend duke u fokusuar vetëm tek problematikat. Pëlqej të flas për mundësitë e reja, bashkëpunimet, projektet dhe të ardhhmen. Kur shoh angazhimin e diasporës shoh sinjale pozitive; nga njëra anë sipërmarrës që ende mbajnë sytë nga Shqipëria edhe pse jetën e kanë ndërtuar jashtë, nga ana tjerër shoh ura më të forta lidhëse për Shqipërinë nëpërmjet sipërmarrësve kudo në botë”- shprehet Oljana për gazeten zvicerane Le Canton27.ch
Të gjithë sëbashku sipas saj mund të bëjmë shumë që gjërat të ecin mbarë.
“Dëshiroj që kontaktet e mira dhe lidhjet që kam brenda dhe jashtë vendit ti shfrytëzoj për të promovuar vendin tim nëpërmjet Diasporës dhe emisionit “Pro Business”- shton më tej Oljana.
Pra kjo ishte kolegia jone, bukuroshja dhe bashkebiseduasja e jone Oljana Maloku spikere dhe gazetare qe po ben promovimin e vlerave kombetare dhe sukseset e biznesit ne vend dhe diasporë.

