Preshevë, 9 maj –Shqiperim Arifi edhe 24 ore, kryetar i Komunes se Preshevës! Në Ditën e Evropës, pas Kosovës sot edhe Presheva ka bere ndryshimin, ku lideret e partive kryesore politike shqiptare kane arritur marrëveshje politike, që hapën rrugë për zhvillimin e Preshevës. Pas disa javësh negociatash, pas 23 marsit te këtij viti kur u mbajten zgjedhjet ne këtë komunë. Marrëveshja është arritur mes Partise per Veprim Demokratik, Partinë Demokratike Shqiptare, Lëvizjen për Reforma dhe Unionin Demokratik Shqiptar. Duke arritur një Koalicion mbarëshqiptarë, Presheva po i kthehet Preshevës e për Preshevën po vendoset në Preshevë, njofotn gazeta zvcerane ne shqip Le Canton27.ch
Edhe në Luginë ndodhi ndryshimi: Pas Shqiprim Arifit, Presheven do ta udheheq nje grua. Ardita Sinani
« Ky koalicion i ish-partive opozitare shqiptare ishte vullnet i shumicës prej jush, të cilët votuat në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Preshevës, duke e kërkuar në opozitë ish-pushtetin e Alternativës për Ndryshim dhe Listës Serbe… » ka thëne kryetarja e PVD-së Ardita Sinani për gazeten Le Canton27.ch
Znj. Sinani duke konsideruiar ditne e sotme sio nje fitore e rëndësishme për Presheven ne vazhdim ka thense se « Nga sot, komuna jonë nuk varet nga gishtat e telekomanduara nga Beogradi në Kuvendin e Preshevës. Komuna jonë çlirohet nga ndikimi i drejtëpërdrejtë i Listës Serbe të Beogradit. Kjo është fitore e rëndësishme për lirinë dhe barazinë tonë të nesërme. Sikurse në vitet ’90, edhe kësaj herë mundësuat që komuna jonë të qeveriset nga qytetarët e saj, e jo nga Beogradi dhe satelitët e tij në Preshevë. Pra, ky kështë vetëm fillimi i ndyrshimit, një kapitulli të ri. . »
Marrëveshjen e sotme mes spetrit politik shqiptare ne Presheve e ka pershndetur edhe deputeti shqiptar ne Kuvendin e Serbisë z. Shaip Kamberi. Sipas tij « Partitë politike shqiptare, me nënshkrimin e Marrëveshjes politike sot, hapën rrugë për zhvillimin e Preshevës. Duke arritur një Koalicion mbarëshqiptarë, Presheva po i kthehet Preshevës e për Preshevën po vendoset në Preshevë… »
Marreveshjen ne fjalë e kane pershëndetur edhe kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa dhe bléideiri i Lëvizjes për Reforma, Unionin Demokratik Shqiptar z.Sami Salihu dhe Naser Aziri nga UDSH. Neser delegatet do te mblidhen ne seancene jashtezakonshme të Kuvendit Komunal, ku do te votohet për Ardita Sinani për kryetare e Komunes per dy vitetet e ardhshme, me pas per dy vitte tjera ne vijim Ragmi Musstafa.