14.9 C
Berne
lundi 16/06/2025

Munib Abazi flet për Ulqinin shqiptar dhe Ditët e Diasporës-2023 që do të mbahen neser (1-2 gusht)

Munib Abazi, biznesmen dhe drejtor i teatrit shqiptar në Malin e Zi ne bisede me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Ulqin, 31 korrik -Munib Abazi krijues, muzikant, regjisor dhe drejtori i Tetatrit shqiptar ne Mal të Zi, rrjedh nga nje familje artistesh ku te gjithë të aprët e tij kanë qen artistë, të cilët kanë koltivuar muzikën tradicioanale kombëtare dhe ahengun Ulqinak, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Munib Abazi: Mire se vini në Ditët e diasporës në Ulqin me 1 dhe 2 gusht!

« Ulqini nuk eshte nje qytet vetëm i shqiptareve por edhe i detareve dhe ullishtes së saj shumë vjecare. Merrem me gastronomi dhe Hoteleri dhe kam hotelin dhe restaurantin tim i quajtur – BONITA, ku kemi mysafire nga gjtha viset, trojet tona shqiptare… » thone ne fillim te bisedës sone me z. Munib Abazin.

« Rahmet shpirti i past babait tim  Rexhep aga ne vitet 60 ka vu ne sken « Darsmen e Ulqinit », ku kemi paraqit adetet dhe zakonet tona te marteses se nje ciftit Ulqinak. Në vitin 1995 unë kam themeluar SHKA « ZANA ». Jeta ime artistike ka vazhduar dhe me tutje dhe e kam provuar veten ne ceshtje teatrale, dhe kam themeluar ne vitin 2017 teatrin e parë Shqiptar ne Mal te Zi teatri « TEUTA » ku akoma sot jam udheheqesi i saj.

Ne vazhdim z.Abazi thote se se « me teatër kam bërë disa vepra te mija të cilat janë : Koreodrama « Kalendari », dramen « Servantes dhe Dulcinea » dhe dramen « NANA ».

Tani jam ne pergaditje te « Ditve te diaspores » ku fillon me daten 01.08 me tryez te rrombullaket dhe vazhdon me daten 02.08 me nji koncert te madh artistik nen muret e kalas se Ulqinit.

Munib Abazi, është gjithashtu dhe një sipërmarrës i suksesshëm që e njeh i gjithë komuniteti i shqiptarëve në Ulqin. Munib gjatë intervistës sonë, ka ftuar të gjithë të vijnë në Ulqin në këtë periudhë vere dhe se ja vlenë për te shijuar dhe shikuar bukuritë e Ulqinit.

« Për 48 ore diapsora shqiptare do te kene mjundesi te argothen dhe te kenaqen me nje rpogram te pasur artistik dhe kulutro me muzike dhe avlle kombëtare..Mire se vini, te dashur mërgimtarë, ju presim me gëzim te madh në Ditët e diasporës në Ulqin me 1 dhe 2 gusht!.. » ka thenë z.Abazi.

Munib Abazi ne fund për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ka thene se për ketë organizimi « do falenderoja Kryetarin e Komunës z. Omer Bajraktari me stafin punues për përkrahjen e dhënë dhe mikpritjen e diasporës në mënyrë ashtu siç i ka hije, gjithashtu dhe nën-Kryetarin Sabri Salaj dhe Organizatën Turistike për përkrahje të përbashkët. Çdo gjë është gati kur në krye të ditëve të diasporës udhëheq z.Munib Abazi me ekipin e tij që ky event të shkoj në mënyrë profesionale… »

Zëri i diaspores janë shoqatat dhe jo disa individ prandaj për herë do të ketë evente të tilla për diasporën kur shoqatat në krye me njeriun e duhur Kryetarin z. Omer Bajraktari në komunë punojn bashkë. Vazhdojmë bashkë me Shoqata Ana e Malit dhe Shoqatën Kraja për të bërë punë të mira! Mbeshtetje po ashtu për Ditët e diasporës në Ulqin me 1 dhe 2 gusht, kemi edhe nga: Albanian American Association Ulqini, Shoqata Ana E Malit, Shoqata Kraja etj…

Derniers articles