10.1 C
Berne
samedi 12/10/2024

Mijëra protestues në Preshevë në këmbë kunder regjimit te Beogradit, shqiptarët e Luginës kërkojnë trajtim të barabartë në Serbi. Serbia jo në BE me politikat diskriminuese dhe antishqiptare!

Preshevë, 23 shtator -Mijëra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënën, për, siç thanë ata, kundër diskriminimit dhe në kërkim të barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Marshi, të cilit i prin përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi dhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ndaloi pranë ndërtesës së Komunës së Preshevës, ku u këndua himni kombëtar shqiptar, njofton nga Presheva korrespondenti i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 
Mesazhi i pretestuesve nga Presheva Brukselit: Serbia jo në BE me politikat diskriminuese dhe antishqiptare!
Një nga organizatorët e marshit tha se “Nga këtu dërguam porosinë jo vetme beogradit pore dhe Bruksleit se shqiptarët duan barazi, se barazia padrejtësi nuk bëhet. Serbia jo në BE me politikat diskriminuese dhe antishqiptare!..Kërkesat e shqiptarëve janë të kamotshme, e kamotshme është edhe heshtja e shtetit dhe padrejtësia që po ua bën shqiptarëve”.

Ajo tha se kërkesat janë kthimi i gjykatës, zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, kthimi e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njohja e diplomave shkollore dhe integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore.

Serbia e ka mohuar vazhdimisht se shqiptarët në këtë vend janë të diskriminuar. « Ne nuk duam me shume se sa ate cfare kane serbet e Kosovës!.. » kane thënë lideret nga Lugina e Preshevës, nje province e banuar me shumicë shqiptarë etnik ne « Serbine jugore » (kufi mes Srbisë dhe Kosoves) qe per shqiptaret njihet « Kosovë Lindore »  korrespondentit  gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch qe aktulaisht gjendet në Preshevë.

Ata marshuan nëpër qendrën e qytetit të Preshevës pranë institucioneve duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: “Stop pasivizmit selektiv!”, “Duam libra shqip!” dhe “Kthema adresën!”, si dhe të veshur me fanella me mbishkrimin “Për identitet dhe dinjitet”, raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për protestën e sotme që është zhvilluar në Preshevë

“Protestat janë një mekanizëm që kemi filluar t’i praktikojmë me qëllim që të sensibilizojmë çështjen tonë dhe t’i detyrojmë akterët kryesor të fillojnë të veprojnë. Prandaj, Këshilli Organizativ do të vlerësojë kohën për të vazhduar me protesta të tjera, dhe mekanizma të tjerë juridik të cilët i kem në disponim. Pra, partitë politike shumica prej tyre sot janë prezente këtu, janë dakorduar që të vazhdojmë me një aktivitet politik më efektiv dhe më dinamik”, ka thënë Kamberi, gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kjo është protesta e dytë e shqiptarëve të Luginës në dy muajt e fundit, pas asaj në Bujanoc në gusht.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61.687 shqiptarë.

Përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit – komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës – shpesh janë ankuar se diskriminohen nga autoritetet në Serbi.

Një problem me të cilin përballet shqiptarët e Luginës së Preshevës është edhe mosnjohja e diplomave universitare të fituara në Kosovë, pavarësisht se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për këtë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ato kanë arritur disa herë marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, ndërsa më 2020 ato e ritheksuan përkushtimin e tyre për njohjen e diplomave dhe certifikatave profesionale, por deri tani nuk janë bërë hapa për zbatimin e tyre.

Ndërkohë, në fund të vitit të kaluar, shqiptarët u Luginës u ankuan edhe për një rritje të numrit të çaktivizimit të adresave të tyre nga policia serbe, duke e akuzuar atë se i ka fshirë ato në mënyrë të paligjshme, për t’ua mohuar të drejtat elementare.

Problemi i çaktivizimit të adresave është përmendur në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë më 2022, në pjesën që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të pakicave.

Pas protestës së gushtit në Bujanoc, Qeveria e Serbisë, kishte thënë se ajo ishte përpjekje e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti “për të destabilizuar rajonin”.

Qeveria serbe i kishte hedhur poshtë akuzat e deputetit Kamberi për diskriminimin e shqiptarëve dhe për përfaqësim të pamjaftueshëm në institucione nuk qëndrojnë.

Më 2001 u arrit një marrëveshje e njohur si Marrëveshja e Konçulit për çmilitarizim e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) dhe për integrimin e pakicës shqiptare përmes një procesi demokratik.

Në korrik 2013, qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiq e miratoi planin shtatëpikësh, i cili ishte pothuajse i njëjtë si marrëveshjet e mëparshme.

Qeveria serbe tha në gusht se ai plan u ndërpre nga deputeti i atëhershëm shqiptar në kuvendin serb Riza Halimi, në nëntor të vitit 2013.

 

 

Derniers articles