12.5 C
Berne
dimanche 13/10/2024

Meliza Haradinaj-Stublla, pas skandaleve dhe dallavereve me pazaret e votave, jep dorëheqje nga posti i ministres

ëtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se kjo vjen pasi është e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj saj dhe familjes, e ndjen obligim moral që ta bëjë këtë.

Ajo ka dhënë dorëheqje edhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.

Meliza Haradinaj-Stublla, pas nje ser skandaleve dhe dallavereve me pazaret e votave, me ne fund jep dorëheqje nga posti i ministres.

Jo vetem ambasadorja e Hashim Thacit qe njihet per diplomcai te deshtuar qe u largua na ky post por edhe Meliza Haradinaj-Stublla njihet nje person me shume e skandaleve se sa e sukseseve, kete e deshmon edhe terheqja e shume shteteve nga njohja e Kosovës.

Ajo para ca muajsh kishte marrur një lajm të keq nga gjykata. « Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 8 muaj burgim me kusht Meliza Haradinaj -Stubllën këshilltaren e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj. Pos kësaj, ajo është dënuar edhe me 1 mijë euro gjobë për mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë. Sipas njoftimit të Gjykatës, për të dënuarën nuk do të ekzekutohet vendimi me burgim nëse gjatë 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale,.. » raporton ktv.

 

Derniers articles