-0.4 C
Berne
jeudi 1/01/2026

Mediat serbe cmenden nga marëdheniet e mira Washington-Prishtine / SHBA-te, pas dronëve, tash Qeverise se Kosovës ju jep edhe raketa te fuqishme vrasëse anti tank!

Bernë, 24 Nnentor -Ministër i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Macedonci, deklaroi se pritet që disa nga raketat « Javelin » të blera në Shtetet e Bashkuara të mbërrijnë në Kosovë vitin e ardhshëm (Priština nakon dronova nabavlja i rakete: Moćne američke UBICE TENKOVA stižu na KiM) kane raportuar mediat serbe sot duek ju referuar burimeve te tyre, citon gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Macedonci tha se përveç raketave « Javelin », po blihen edhe sisteme të shumta armësh nga Amerika dhe vende të tjera.

« Po presim konfirmim se kur do të mbërrijnë. Po flasim për t’i pasur sa më shpejt të jetë e mundur. Vlerësoj se viti 2026 do të jetë koha kur patjetër do të kemi një sasi të caktuar, dhe së bashku me komandantin e FSK-së, po bëjmë përpjekje që t’i kemi edhe gjatë këtij viti. « Javelin » është një nga sistemet më të mira antitank, por nuk është i vetmi që kemi në FSK », tha Macedonci.

Sipas mediave serbe,  Raketat « Javelin » u prodhuan dhe u zhvilluan për Ushtrinë Amerikane dhe Marinën e saj,

Këto armë prodhohen nga dy kompani, Lockheed Martin dhe Raytheon Technologies. Macedonci deklaroi gjithashtu se fabrika e municioneve pritet të fillojë punën më së voni deri në fund të vitit 2026.

« Ne kemi një vlerësim dhe një marrëveshje me prodhuesin turk që kjo fabrikë do të jetë funksionale më së voni deri në fund të vitit 2026. Kosova do të fillojë prodhimin e municioneve. Makineritë prodhohen vetëm në Turqi. Ndërtimi i objektit nuk zgjat shumë », tha ai.

Fabrika e municioneve, sipas tij, do të jetë në rajonin e Gjakovës.

Derniers articles