Në emër të Familjes Çekaj, si vëlla i Heroit të Kombit Sali Çekaj, ish-veprimtar dhe ish-bashkëpunëtor i tij, shpreh mbështetjen time të fuqishme për propozimin e Ambasadorit William Walker që Dr. Faton Bislimi të jetë President i Republikës së Kosovës.
Familja Çekaj e sheh këtë propozim si një vlerësim të merituar për një veprimtar të përkushtuar, një zë të fuqishëm të Kosovës dhe një personalitet me vizion e përvojë ndërkombëtare.
Në emër të kujtimit, sakrificës dhe amanetit të Heroit Sali Çekaj, ne mbështesim njerëzit që i shërbejnë Kosovës me dinjitet, guxim dhe përkushtim.
Dr. Faton Bislimi meriton mbështetjen dhe besimin tonë, i dëshmuar në çdo periudhë të proqeseve politike.
Me respekt dhe krenari,
Smajl Çekaj
Vëlla i Heroit Sali Çekaj, ish-veprimtar dhe ish-bashkëpunëtor i tij.
