0.8 C
Berne
samedi 23/11/2024

Ky eshte krimineli serb (miku i Vucicit) i kerkuar nga Interpol per sulmin terrorist ne Kosove (Foto)

Lion, 22 shkurt -Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka lëshuar një urdhër arresti për nje serb ekstremist qe deri dje idhte politikan ne Kosove e sot terroriste. Ky eshte Milan Radoiçiq foton e te cilit e ka siguruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Interpol, i cili udhëhoqi grupin e armatosur serb që u përlesh me policinë kosovare më 24 shtator, duke shkaktuar tensione ekstreme në kufirin mes dy shteteve.

Sipas Interpol jane keta persona të armatosur serbë etnikë të akuzuar se sulmuan një fshat vitin e kaluar në veri të Kosovës dhe u ndeshën me policinë në një shkëmbim zjarri, i cili la katër të vdekur, tha të premten ministri i Brendshëm i Kosovës.

Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch, me 24 shtator te vitit te kaluar, policia tha se rreth 80 persona të armatosur hynë në Kosovë nga Serbia me automjete të blinduara dhe u barrikaduan në një manastir ortodoks serb afër fshatit Banjska, nga ku ata sulmuan policinë, duke vrarë një oficer shqiptar Afrim Bunjakun.

Tre persona të armatosur u vranë gjithashtu dhe pjesa tjetër u arratis në Serbi në këmbë nëpër male, duke lënë makina të ngarkuara me armë, municione dhe eksplozivë.

Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla per Reuters tha se Interpoli ka informuar se të gjithë të dyshuarit për sulmin në Banjskë janë shtuar në fletarrest.

Mediat lokale kanë raportuar se lista përmban emrat e 19 personave, duke përfshirë liderin e grupit Milan Radoicic, një ish politikan i lartë serb i Kosovës i cili pranoi publikisht se kishte marrë pjesë në përleshjen me armë.

Të gjithë të dyshuarit janë në Serbi.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e tij të plotë kur Serbia, e cila po i strehon dhe akomodon këta terroristë, do t’ua dorëzojë autoriteteve tona për t’u përballur me drejtësinë”, tha Svecla në një deklaratë në Facebook, citon Le Canton27.ch

Kosova fajëson Serbinë se qëndron pas shkëmbimit të zjarrit, por Beogradi i ka mohuar këto akuza.

Rreth 50,000 serbë që jetojnë në veri të Kosovës nuk i njohin institucionet e Prishtinës dhe e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre. Ata janë përplasur shpesh me policinë e Kosovës dhe paqeruajtësit ndërkombëtarë, por dhuna e shtatorit të kaluar ishte më e keqja që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Derniers articles