2.6 C
Berne
samedi 21/03/2026

Konjufca mund t’i prije procesit te dialogut në Bruskel. Kush ishin kryengociatorët kosovarë qe nuk e permendën kurre Luginen Presheves?

Prishtina do të ketë një njeri të ri për bisedime me Beogradin: Bashkëpunëtori i ngushtë i Kurtit është në lojë, por ky nuk është skenari i vetëm. Ende nuk dihet se kush do të jetë kryenegociatori i ri i Prishtinës në dialogun me Beogradin. Sipas gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch, shefi i dplomacise kosovare z. Gljauk Konjufca, njehrit zv.kyremnister mund te je prijë ne anen e Kosoves procesit te dialogut me te ashtuqjturen Republika e Sebrisë.

Ju përkjtojme se ish drejtuesit e këtij provesi qe nga viti 2013 ishte: Edita Tahiri, Avni Arifi, Skender Hyseni dhe se fundit Besnik Bislimi…Për 15 vite rresht eshte folur vetem për pakicen serbe ne Koovë dhe asnjëhere për shqiparet ne Serbi (Luginën e Presheves edhe pse jane me te diskrimunuar me shuemë se sa serbet ne Kosovë.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, është i rëndësishëm jo vetëm për keto dy vende, por dhe për paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe BE. Kosova do të përfaqësohet në takim me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa Serbia me Presidentin Tomislav Nikoliç dhe kryeministrin Aleksander Vuçiç… » ka thenë Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së

Me përjashtim te Bislimit, për nje decenie e me shume (nga 2013) ne bisdimet e Bruselit askush nuk e ka permendur shqiptaret e shtypur ne Luginen e Presheves, por me ardhjen e Qeverise Kurti, jo vetëm se u permend po u sensibilizua shume ceshtje e shqipareve te Lugines ne arenën nderkobmetare ku sikur Kurti ashta dhe Osmani gati ne cdo konferece ndekrombetare (Bruksel, Gjenevë, Bermë, Pragë, Mynih, Bled, Davos, Uashington..) kane ngritur zerin për diskmimin e shqipareve sidomos për spasrtimet entike. Kuse Shqipëria nuk ka bere asgjë për shqiptaret e Lguines se Presheves as ne spektin e shkeljes se te drejtave te njeritu pos ndonje deklerate aty ketu ne prag te zgjedhjeve, e as ne aspektin ekonomik edhe pse kete e ka obligim konfrom kushtetutes së Republikes se Shqipërisë, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Se a ka gjasa që ne nje ditë të flitet edhe për problemet e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë? Kësaj pyetje nga redaktori i gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch ne Bruksel, Maja Kocijancic përgjigj shkurt se “kjo nuk varet nga Brukseli, por nga palët në rajon. Nëse dëshiron Prishtina, pse jo. Kjo varet nga pala kosovare, nëse do të flasë për Luginen e Preshevës apo jo”.

Qeveria e re ende nuk e ka shpallur emrin e pasardhësit të Bislimit, dhe sipas disa burimeve, mund të jetë Gljauk Konjufca, i cili mori detyrën nga Bislimi si nënkryetar i parë. Nuk përjashtohet që kjo përgjegjësi t’i kalojë dikujt jashtë qeverisë, për te treguar se dialogu ende nuk është prioritet për Prishtinën.

Derniers articles