16.6 C
Berne
lundi 15/07/2024

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

New York/UN,  18 prill –NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e publikuar këtë të enjte ka shprehur shtesimet e tij për ngecjen e dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Shefi OKB-së Guterres ka dënuar ashpër, incidentin e rëndë të sigurisë më 24 shtator në Banjska, që çoi në vrasjen tragjike të oficerit nga Kosova dhe i bën thirrje regjimit të Beogradit, të përfundojë hetimet dhe të sjell terroristët serbë para drejtësisë pa vonesë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

“Përkundër disa përparimeve në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së, tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë rritur dhe se situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë…“, thuhet në raportin e OKB-së i cili do të diskutohet më 22 prill në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm thekson se dekreti i bankës qendrore në Prishtinë, i cili nga 1 shkurti e cakton euron si valutë të vetme për transaksionet me para në dorë, “i komplikoi edhe më tej marrëdhëniet mes palëve”.

Ai bëri thirrje për një diskutim urgjent mbi çështjet e hapura brenda dialogut të ndërmjetësuar nga BE, për të siguruar që të drejtat e të gjitha komuniteteve të prekura dhe grupeve më të cenueshme të mbrohen.

Guterres u bëri thirrje palëve që të riafirmojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjet ekzistuese.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB ka përmendur edhe peticionin për shkarkimin e kryetarëve të komunave në katër komuna në veri të Kosovës, i cili ka nënvizuar se “zgjedhjet lokale në këtë pjesë të Koovës kanë rëndësi, me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, për të zbutur tensionet dhe të ecet përpara”, citon gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Shefi i OKB-së po ashtu ka vlerësuar lart vendimin e Qeverisë së Kosoves, duke përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit, duke e vlerësuar atë si një hap drejt forcimit të besimit në të gjitha komunitetet.

Më tej, raporti i OKB thekson se prioritetet e Misionit mbeten promovimi i sigurisë, stabilitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe rajon, dhe se në arritjen e qëllimeve të tij, UNMIK-u vazhdon angazhimin konstruktiv mes Kosovës dhe Sebrisë, të gjitha komunitetet në Republiken e Kosovë dhe me aktorët ndërkombëtarë.

Derniers articles