23.5 C
Berne
dimanche 14/07/2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar diasporën shqiptare ne Zvicer, vendet e BE-së dhe Amerikë per financuar forcat e sigurisë shtetërore

Shkruan: Belinda MEHANA 

Prishtinë, 1 mars -Kryeministri i Republike sse Kosovës Albin Kurti ka thënë sot ne Prishtinë se mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria, njofton nga Prishtina korrespondentja e gazetes zvicerane nga Kosova.

Z.Kurti ka njoftuar se është marrë vendim për themelimin e Fondit të Sigurisë së Kosovës meqerast ka ftuar diasporën shqiptare ne Zvicer, vendet e BE-së dhe Amerkë per financuar forcat e sigurisë shtetërore.

Themelohet Fondi i Sigurisë së Kosovës

“Në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka ftuar qytetarët, bashkatdhetarët në diasporë dhe donatorët për të kontribuar në sigurinë shtetërore.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij”, ka shkruar kryeministri.

Diaspora shqiptare sot eshte me e fuqishme ne Evrope dhe vendet pererendimore, nje potecial i forte ekonomik dhe financiar, ku vetem ne Zvicer  sot jetojne dhe veprojne mbi 300.000 shqiptare.

Ekspertet kosovar kane thenë per gazeten zvicerane Le Canton27.ch  se « secili mergimtare ne muaj do mte jepte vetem nga 10 franga zvicerane (dy kafe apo nje pako cigare) me kontrbutet e tyre do t’i kontribuonin atdheut te tyre – Kosoves me 3 milionë franga ne muaj ose ne vit qe i bie 36 milionë franga. Apo na e tere diaspora mbi 1 miliardë FCH. Këtu duke mos llogariur biznesmenet, milioneret e shume shqiptareve ne perendim te cilet mund te investoje per forcat e tyre nga 2 deri ne 10 milione ne vit. Me mjete keto financiare qe Kosova do ta kishte ushtrine me te forte ne ballkan.

Derniers articles