Bernë, 10 prill – Ylva Anna Maria Lindh, lindi me 19 qershor 1957 e cila per shkak se i dha mbeshtetje te madhe NATO-s për ta bombarduar Serbinë, ajo u vra (10 shtator 2003) nja nje serb. Ai ishte kirmneli Mijailo Mijailoviç para 16 viteve, pikërisht më 10 shtator ka vrarë ministren e Jashtme të Suedisë, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
« Ishte viti 1999, pas nje konfrence shytpi takova ministrene PJ te Suedeze Anna Lind e cila ishte nje mike e shqiptare dhe përkrahter pa razervë bombarimet e NATO-s ne Serbi. Atëbote, me mnistren suedeze zhvilluam nje interviste ekskluzive mbi luften ne Kosovë. Duke folur për bombardimet e NATO-s ne Serbi ajo u shpreh se kam frike nga serbet, ata vazhdimisht me kercnojne me telefonata anonime dhe me letra kercnuese per vrasje.. » rrefen gazetari shqiptar ne Zvicër, i cili ate bote ishte ne seline e NATO-s për 100 dite rresht duke ndjekur mbobardimet e NATO-s, sot redaktor i gazetes zvicerane Le Caton27.ch
Viktimë e një krimineli serb për inat të Kosovës
« Me 1999, atebote une isha ne seline e NATO-s për 100 dite rresht kam ndjekur bombardimet e NATO-s mbi Serbi, ku kisha zhvilluar nje ser takimesh dhe intervistash me personalitete botërore, jo vetem me ministren me Anna Lindh, por edhe me Havier Siolanen, Jamie Shea, gjeneralet e NATO-s etj..ku punoja per disa media BBC, Deutsche Welle, Geneva Post, Bota sot etj.. » ka shtuar gazetari shqiptar.
Anna Maria Lindh ishte një politikane social-demokratike suedeze, kryetare e Lidhjes Rinore Socialdemokrate nga viti 1984 deri në 1990 dhe anëtare e parlamentit nga 1982 në 1985 dhe 1998 deri në 2003. Ajo në vitin 1994 ishte ministre e mjedisit, ndërsa nga viti 1998 ishte ministre e jashtme e Suedisë.
Lindh pasditen e 10 shtatorit u sulmua në një dyqan në Stokholm, ku ishte duke blerë rroba të reja për një debat televiziv për referendumin rreth adaptimit të euros nga Suedia (të cilën ajo e mbështeti). Ajo u godit me thikë në gjoks, bark dhe krahë.
Serbi 24 vjeçar, Mijailo Mijailoviq, çuditërisht i “sëmurë mendor”. Paska patur çrregullime ne krye dhe ishte grindur me babain, mirëpo s’vrau atë me thikë, por Ministren e Jashtme të Suedisë, sepse ajo mbështeti fuqishëm NATO-n dhe ndërhyrjen e trupave ushtarake në Kosovë.
“Ne nuk jemi të lumtur pse bombardohet Serbia, por të gjitha mundësitë e tjera politike, diplomatike e ndërshtetërore për ndaljen e tragjedisë së një populli u shterën dhe mbeti vetëm zgjedhja ushtarake”. Kështu deklaroi Ana Lin, një ditë para vrasjes, pra më 9 shtator 2003, në televizionin suedez.
Shkaku ose ‘arësyeja’ ishte se Anna Lind në seline e NATO-s ne Bruksel kishte mbrojtur Kosovën dhe shqiptarët. I përjetshëm kujtimi për Anna Lind. Kjo meriton më shumë vëmendje nga mediumet kosovare apo politikan shqiptarë, shkruna ne fund gazeta zvcerane Le Canton27.ch.