11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Ka nderruar jete Haxhi Selajdin Mustafa nga Zhunica e Presheves, themelues i kompanise FLUIDI

Presheve, 2 qershor -H. Selajdin Mustafa nga Zhunica e Preshevës, një njeri punëtor dhe me ide kreative, ishte themelues i Kompanisë « Fluidi » në Preshevë dhe promotor i zhvillimit të kësaj kompanie, që i parapriu: RC Cola, Metal, Floil, Jaffa, VM, Flexograf, etj.., njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Përndryshe Haxhi Selajdin Mustafa njihej edhe si veprimtar e aktivist i madh i asaj ane. Ndërkohë që përkundër moshës që kishte (82 vjeçar) pos angazhimit në Kompaninë « Fluidi » ai udhëhoqi për vite me radhë, deri në ditët e fundit të jetës së tij Bashkësinë Lokale të Zhunicës dhe ishte ideator e bartës i thuaja të gjitha aktiviteteve që u zhvilluan në atë fshat, e sidomos në zhvillimin e infrastrukturës të fshatit Zhunicë.

Ai sot paska ndërruar jetë dhe e paska përmbyll librin e jetës së tij.

Zoti e gradoftë Haxhi Selajdinin me gradat më të larta të Xhenetit/F.S

Derniers articles