15.4 C
Berne
vendredi 1/08/2025

Ja cfarë thonë nga Haga, nga Gjykata speciale, ishte apo nuk ishte intervista me Hashim Thacin për Rubikon në KlanKosova?

Hagë, 29 korrik -Intervista me Hashim Thacin për Rubikon në KlanKosova emetuart dite me pare në KlanKosova (Rubikon) nga Adriatik Kelmendi sa beri jehone po aq edhe u interpretu ne menyra te ndryshme, ishte apo nuk ishte (e imagjinuar) vertete intevristë? Këto hamendje kishin ngjallur dyshime pas nje interviste te mëhershme te Kelmendit me Thacin, ku ky i fundit ne sy i kishte thenë 3-4 here gazetarit te Klanit se po rrenë, po rrenë, po rrenë…

Sidoqoftë, për t’i dhënë fund thashethemeve, redaksia e gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch ka kërkuar sqarime nga Gjykata speciale për interistën ne fjale ishte zhvilluar ne Hage nga gazetari Kelmendi apo si ? Rreth kesaj pyetje zyrtaret nga Haga (Angela Griep Head, Public Information and Communication Unit – Kosova Specialist Chambrers) na kane deklaruar se « intevista eshte zhvilluar ne distance, me shkrime pra pyetje pergjigjie.. », raporton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Cfare thanë nga Haga, nga Gjyakat speciale, ishte apo nuk ishte intervista me Hashim Thacin për Rubikon në KlanKosova?

Komunikimi midis medias dhe të paraburgosurve në paraburgim të Dhomave të Specializuara i nënshtrohet kufizimeve të parashikuara në Rregullat mbi paraburgimin dhe Udhëzimin e Praktikës (DP) mbi komunikimet me median. DP parashikon që një i Paraburgosur nuk duhet të komunikojë me median, drejtpërdrejt ose tërthorazi, pa miratimin paraprak të Regjistruesit dhe se të Paraburgosurit nuk duhet të kenë qasje në media përmes vizitave. Një i Paraburgosur mund të lejohet nga Regjistruesi të komunikojë me median përmes korrespondencës me shkrim, përveç nëse Regjistruesi ka arsye të besojë se kërkesa e veçantë për komunikim mund të:

-A: prishë sigurinë, mbrojtjen ose rendin e mirë në Qendrat e Paraburgimit;

-B: të jetë e dëmshme për parandalimin e çrregullimit ose krimit
-C: të ndërmerret me qëllim të përhapjes së informacionit konfidencial ose rreptësisht konfidencial
-D: të paraqesë një kërcënim për shëndetin, sigurinë, mbrojtjen, reputacionin ose të drejtat e të tjerëve; ose
-E: të kompromentojë administrimin e drejtësisë ose të minojë ndryshe autoritetin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara.

Intervista e transmetuar së fundmi në emisionin Rubikon në KlanKosova u autorizua nga Regjistruesi i Dhomave të Specializuara në përputhje me DP mbi komunikimet me median (The interview recently broadcast in the Rubikon show on KlanKosova was authorized by the Registrar of the Specialist Chambers in line with the PD on media communications), citon gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Derniers articles