Ish-presidenti i Kosovës dhe Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një postim të tij në Facebook ka treguar se aktualisht ndodhet në SHBA, në dasmën e vajzës së ish Presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai thotë se ndihet i nderuar duke marrë pjesë në rezidencën e ish presidentit Trump.
“I nderuar të jam sonte në rezidencën e Ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, ku jam i ftuar në darsmen e madhe të Tiffany dhe Michael”, shkruan Pacolli.
Ja video më poshtë e publikuar nga Behgjet Pacolli.
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi me Tiffany Trump, vajzën e ish-presidentit të ShBA’së, Donald Trump, dhe bashkëshortin e saj, Michael.
Ai ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në dasmën e tyre.
Pacolli ka thënë se dyshen i ka mysafirë shpesh në rezidencën e tij në Hajvali.
“Pas 26 vitesh u ktheva dje në Miami, ku gjatë viteve ’90 dhe deri në vitin 2002 isha rezident dhe kisha një shtëpi. Ishte mbresëlënëse të kthehesha në këtë qytet të bukur, por këtë herë jo si rezident, por si i ftuar në eventin më të rëndësishëm të ditës, në dasmën e miqve të mi Michael dhe Tiffany, të cilët janë mysafirë të mi të shpeshtë në rezidencën time në Hajvali”, ka shkruar Pacolli.