12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Ish-presidenti Pacolli: Nuk jam në kërkim të pushtetit politik e as karrieres apo luksit, meqe te gjitha i kam kaluar. Por nga Kosova kerkoj…

Bernë, 5 tetor -Ish-presidenti i Kosovës, njëhersh élider i AKR-së z.Behgjet Pacolli në një postim të tij në Facebook ka shkruar se nuk është në kërkim të pushtetit politik e as karrieres, duke u ndjerë i ngopur meqë i ka realizuar të gjitha në jetë, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Tutje, Pacolli thotë se ‘nuk do të ndalem së punuari për Kosovën edhe pse më vjen keq që mua nuk mu dha asnjëherë mundësia të udhëheqi dhe të zhvilloj Kosovën në mënyrë dinjitoze që askush nuk e ka bërë deri më tani’.

Postimi i plotë:

Një gjë duhet kuptuar. Unë nuk jam në kërkim të pushtetit politik. Jam i ngopur dhe i realizuar në jetë. Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale. Ato që i kam ëndërruar në jetë i kam realizuar. Nuk kam nevojë për xhipa dhe truproje në jetën time. Zoti është mbrojtja ime e vetme. Por unë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën edhe pse më vjen keq që mua nuk mu dha asnjëherë mundësia të udhëheqi dhe të zhvilloj Kosovën në mënyrë dinjitoze që askush nuk e ka bërë deri më tani. Po ashtu, nuk do të ndalem së ndihmuari njerëzit në nevojë. Ky jam unë.

Derniers articles