Kosova ka arritur të sigurojë njohjen e pavarësisë nga shteti i 118-të. Kosova shënon 17 vjet pavarësi.
Njohja e fundit e pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare ishte bërë në vitin 2020, nga Izraeli, pas ndërmjetësimit të presidentit të SHBA, Donald Trump.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka mirëpritur vendimin e Kenia e ka falenderuar ish-presidentin, Behgjet Pacolli.
“Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën. Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje”, ka thënë Kurti.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pasi Kenia ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Begaj ka falënderuar presidentin kenian, William Rutto, për njohjen e pavarësisë dhe ka thënë se është shumë i lumtur për një vendim të tillë.