10.5 C
Berne
samedi 12/10/2024

Interviste me krye-epidemiologun e Kosovës/ Prof.Naser Ramadani cfare është gjendja e pandemise gjatë fushatës zgjedhor, ne tubime sa po rrespektohen masat?

Interviste me krye-epidemiologu i Kosovës  prof.Naser Ramadani në një intervistë ekskluzive për gazeten zvicerane « Le Canton27.ch », ka folur per situaten e pandemise ne prag te zgjedhjeve, kur ne Kosovë partite politike po zhvillojne fushate te eger përmes nje ser tubimesh te cilat po i shofim ne ekrane tv dhe media tjera, pa maska dhe kurrëfare distance?! 

Krye-epidemiologu i Kosovës ka folur për ballafaqimin e shtetit të Kosovës dhe të institucioneve tjera të vendit me pandeminë COVID-19. Prof.Naser Ramadani cfare është gjendja e pandemise gjatë fushatës zgjedhor, ne tubime sa po rrespektohen masat?, ishte kjo pyetja jone qe ja drejtuam dr. Ramdadanit. Drejtor Ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) prof.Ramadani jep kete apel dhe mesazh drejtuar liderëve dhe qytetareve te Kosovës.

I pyetur rreth situates aktuale ne Kosovë përballe pandemise shekullor dr.Naser Ramadani përgjigjet « Duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, sot kemi regjistruar 392 raste pozitive dhe rritje te rasteve të hospitalizuara. Mjekët në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinzar e shkatrrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale dhe njerëzore. Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19… »

« IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike… » a thëne krye epidemiologun Prof Naser Ramadani për gazeten zvicerane « Le Canton27.ch »

Sipas tij « Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.. »

Ne fund z.Ramadani përmes ketij apeli ka dhenë ket mesazh: Qytetarë të nderuar, Ju lutemi për kujdes të shtuar! Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit: Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike! Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Derniers articles