Një kronikë në të cilën ka sqarime se a duhet t’i thuhet Kurtit kryeministër në detyrë apo jo, ka rezultuar me pasoja për tre gazetarë të RTK-së. Jehona Zhitia, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami, janë dënuar nga RTK per shkak injromit te shtetit, insitucioneve te saj, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Gazetaret rebele te ish-qeverive injorojne insitucionet e Republikes se Kosovës, ashtu sikur mediat serbe
Kjo erdhi pasi të njëjtit, nuk e kishin transmetuar një kronikë në edicionin e lajmeve të orës 23:00. Kronika ndërlidhej me një E-mail të cilin me datë 26 shkurt e kishte dërguar redaktori Besart Galica. Ai urdhëronte që Kurtit të mos i thuhej kryeministër në detyrë.
Në po të njëjtën ditë, RTK-ja kishte transmetuar një kronikë për këtë temë, kjo për të mbrojtur qasjen e saj se Kurti nuk është kryeministër në detyrë. Kjo kronikë në atë ditë, nuk ishte transmetuar në edicionin e lajmeve të orës 23:00, ku përgjegjës ishin Arton Mulliqi, Valon Bajrami dhe Jehona Zhitia.
Kjo konfirmohet edhe nga edicioni që është publik. Aty kronika nuk është transmetuar, dhe në fund emrat e Mulliqit, Bajramit dhe Zhitisë, shfaqen në fund të edicionit. Kaq mjaftoi që RTK-ja t’i nisë ndaj të treve procedurat për t’i disiplinuar. Nacionale ka mësuar se ndaj të treve, RTK-ja ka shqiptuar masën Vërejtje me Shkrim. Vendimi sipas burimeve të gazetës është nënshkruar nga drejtori Rilind Gërvalla, një militant, ish-anëtar, e përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje. Emërimi i tij në pozitën e drejtorit ishte kritikuar nga organizata vendore e ndërkombëtare.