Mitrovice, 13 qershor -Në Zveçan para rreth një ore është sulmuar me gurë nga serbët protestues te njohur si huligan te presidentit ser Aleksander Vucic ekipi i TV kombetar ATV, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Protestuesit kanë goditur me gurë e gjësende të forta gazetarin, kameramanin e shoferin e ATV-së, ndërsa kanë demoluar edhe veturën.
E gjithë ngjarja ka ndodhur derisa në Mitrovicë të Veriut, Policia ka nisur aksionin për arrestimin e Milun Milenkoviq.
Kolegu Fatlum Jashari, nëpërmjet telefoni ka informuar se ekipi e ATV-së, i cili ishte në terren në Zveçan, është sulmuar menjëherë pasi protestuesit serb lokal kanë kuptuar se në Mitrovicë të Veriut është arrestuar një serb.
Jashari ka treguar se është dashtë ndërhyrja e KFOR-it dhe EULEX-it për t’i ofruar siguri ekipit të ATV-së dhe largim të sigurt të tyre nga vendi i ngjarjes.
Dulmin ndaj gazetarit te TV ATV e kane denuar pos insituvioneve te Kosoves edhe Shoqatat e gaxetareve ne Kosove dhe Shqiperi.
Ky sulm nda mediave ne Kosove eshte denuar edhe nga Shoqata e Gazetareve nderkombetar ne Gjeneve. keshtu sipas gazetarit tine te njihur nderkombetar Nefail Maliqi, militant i fjales se lire dhe abetare i kesaj showste te gazetareve boteror ne Gjeneve « keto sulme te gazetareve shqiptare nga serbet na e perkujtijne kohen e diktatorit serb Milosevic..Keto sulme ndaj gazetareve shqiptare jane pritur nga Serbia, kur ditet se regjimi i Vucicit ka ne liste disa media evropiane qe ju ka ndaluar te hyne ne Serbi, ne medin e tyre jane edhe disa zvicerane qe jane ndaluar nga autiritet serbe.. »
“Sulmi ndaj ekipit të ATV-së në Zveçan është barbar që duhet dënuar..” thuhet ne reagimin e Shoqates se gazetareve te Kosoves