7.8 C
Berne
mardi 5/11/2024

Historike, Prishtina zyrtare sot ka nënshkruar aplikimin për anëtaresimin e Kosovës në BE

Prishtina, 14 dhjetor -Sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkim Evropian. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryekuvendari Konjufca, njftoln ngas Pruishtina korrespeondeti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kurti thotë se aplikimi për anëtarësim në BE do të dorëzohet në Pragë

Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kamotshme të popullit të Kosovës. Konfirmimin se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE, e bëri të ditur dje edhe kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca kanë firmosur dokumentin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas nënshkrimit të dokumentit, ata kanë mbajtur edhe një konferencë për media para gazetarëve. Gjatë fjalës së saj presidentja Vjosa Osmani tha se me nënshkrimin e aplikimit, Kosova po shkon një hap më afër drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ceremonisë së nënshkrimit të aplikimit të Kosovës në Bashkim Evropian, tha se këtë aplikim do ta dorëzojnë në presidencën çeke të Këshillit të BE-së, në Pragë.

Republika e Kosovës, e populluar kryesisht me shqiptarë, shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Kjo pavarësi u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE-së, por jo nga Beogradi, i cili nxite bandat kriminale serbe në veri të Kosovës për të sfiduar autoritetin në Prishtinë. Konfederata Zvicerane e njohu pavarësinë e Kosovës më 27 shkurt 2008.

Në Forcat nderkombëtare (KFOR) ushtaret helvetik Swisscoy, aktualisht janë të dislokuar 195 burra dhe gra zviceranë. Sitauate  brisht ne Kosove ka bere qe Berna te prlongoj misonin e truopave te Swisscoy-it deri ne vitin 2026, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Kosova aktualisht njihet diplomatikisht nga 115 shtete si të pavarura. Në përgjithësi, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, 115 nga 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, 22 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, 26 nga 30 anëtarët e NATO-s dhe 35 nga 57 anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim Islamik e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur. Njohesisht ehste e njohur edhe nga Izareli. Veq kesja Kosva sot eshet antear ee plote e FIFA-s dhe UEFA-s

Derniers articles