2.6 C
Berne
lundi 12/01/2026

“Hije që mbesin”, romani i autores Ardita Lajçi nje dëshmi ndryshe e maskrave, perdhunimeve te femrave shqiptare dhe gjeonocidit serbe në Kosovë

“Hije që mbesin” është libri më i ri i autores nga Istogu Ardita Lajçi. Ngjarja fillon dhe zhvillohet në një vend provincial për të vazhduar tutje në luftë e deri të çlirimi i Kosovës. Romani e arrin kulminacionin me fillimin e luftës, vrasjet, dëbimet, masakrat, kolonat e shqiptarëve, duke mos anashkaluar edhe bujarinë e shqiptarëve, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Gjuha e fjalës së saj, edhe pse në një roman prej 200 faqesh është e zgjedhur, e situr dhe e pergatitur për miellin e romanit. Parate e librit znj.Lajçi ua ka dediku femrave te dhunume ne Kosove nga regjimi krimnel serbe, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Libri zhvillon ngjarjet e tij në periudhën e luftës në Kosovë ndërsa në të trajtohen disa çështje si dallimet e besimit, paragjykimet ndaj femrës etj. Ardita Lajçi thotë se një pjesë e asaj që trajton romani janë diktuar nga përjetimet personale të vetë autores.

“Hije që mbesin” është një roman i dhimbjes së heshtur, i dashurisë së ndaluar dhe i luftës që shkatërron jo vetëm trupin e njeriut, por edhe shpirtin. Në qendër të tij qëndron Gjergji, një djalë i birësuar, i rritur me dashuri të pakushtëzuar, por i rrethuar nga varfëria, paragjykimi dhe fjalët që lëndojnë më shumë se çdo goditje fizike. Fëmijëria e tij bart plagë të vogla që rriten bashkë me të, derisa një fjalë e vetme “kopil” ia shemb botën dhe e detyron të përballet me të vërtetën mbi prejardhjen e tij.

Ndërkohë, dashuria me Anën lind si dritë në errësirë, por nuk vjen kurrë e qetë. Ajo ndërtohet mes frikës, paragjykimeve shoqërore dhe ndasive që nuk falin. Gjergji dhe Ana dashurojnë në heshtje, luftojnë me ndjenjat e tyre dhe përpiqen të mbajnë gjallë një lidhje që vazhdimisht sfidohet nga rrethana më të mëdha se vetë ata. Dashuria e tyre është strehë, por edhe plagë. Kur lufta shpërthen në Kosovë, gjithçka merr përmasa tragjike. Lufta i ndan, ua shkatërron ëndrrat dhe ua vë jetën në teh të thikës. Ana humb vëllanë, Trimin, mbështetjen, mbrojtjen dhe zërin e arsyes në jetën e saj. Humbja e tij e lë të zbrazët, të thyer dhe të pambrojtur në një realitet të pamëshirshëm.

Dhuna e luftës e godet edhe më rëndë, duke ia copëtuar trupin dhe shpirtin, duke ia vjedhur pafajësinë dhe duke e mbyllur në heshtje e turp, në një shoqëri që nuk di të dëgjojë. Gjergji, nga ana tjetër, lufton me identitetin, me fajin që nuk është i tij dhe me dhimbjen që nuk di si ta shërojë. Ai përballet me humbjen, me ndarjen dhe me një botë që kërkon t’i thyejë ndjenjat. Dashuria e tyre vihet në sprovën më të madhe: a mund të mbijetojë ajo mes gjakut, frikës, traumës dhe rrënojave? “Hije që mbesin” është një roman për plagë që nuk mbyllen, për njerëz që rriten para kohe dhe për dashuri që luftojnë të mbijetojnë në kohë të pamundura. Është një rrëfim për Kosovën e plagosur, për fëmijët e saj, për gratë e thyera dhe për hijet që lufta dhe jeta i lënë pas, hije që nuk largohen kurrë, por bëhen pjesë e qenies sonë.

Këndvështrim rreth përmbajtjes së romanit tim “HIJE QË MBESIN”

Gjatë leximit të romanit, pata përshypjen se vërtet edhe unë jam personazh sepse i ndjeva të gjitha ngjarjet. Rëfimet në roman rrjedhin nga ngjarjet jetësore ku në qendër të tyre është njeriu dhe dukuritë e jetës, problemet sociale, dogmatike e fetare.
Subjekti i romanit është nxjerrë nga realiteti i luftës së fundit në Kosovë. Ngjarjet rrjedhin me një kronologji të mirëfilltë dhe lexuesi mund të njihet dhe të mishërohet me personazhet sepse autorja i pasqyron detajisht si nga bota objektive, ashtu edhe ajo subjektive.

Autorja i gërsheton bukur ngjarjet njërën pas tjetrës duke bërë përshkrimin e personazheve me ndërlidhje të mprehtë dhe me këtë ajo arrin që të na e servir botën e brendshme e të jashtme të personazheve. Ardita arrin synimin që të jap edhe mesazhe të shumta përmes leximit.

Gjergji, i dashuri i Anës dhe personazhi kryesor i këtij romani, i birësuar nga prindër të varfër, ishte i besimit katolik dhe kjo në fillim e bën kaotike situatën në familjen e saj. Këtë situatë e ndihmon edhe njerka Hava, që gjatë tërë kronologjisë autorja e pasqyron si smirëzezë që merret me thashethemet e provincës.

Romani ka të gërshetuar modernen dhe klasicizmin që e bën edhe më të fortë syzheun e veprës. Të tjerat vlerësime mbeten t’i jap lexuesi.

Edhe pse kanë kaluar 25 vjet nga ngjarja e romanit, sot ajo eshte e prekshme dhe e dhimbshme njëlloj në Ukrahinë, në Gaza etj.
Pra, kjo tregon se Shkrimtarja Arditë, nuk shkruan një roman sa për të dhënë një ngjarje, por ajo pasqyron egërsinë që njeriu mban brënda.Padrejtësitë që njeriu i lig i ka në shpirt, dhe deri sa të egzistojë bota romari i saj do ketë të njëjtën dëshirë leximi, të njëjtin mesazh për dhimbjen njerëzore nga padrejtësitë.
Autorja i sakrifikon personazhet e saj sipas një mënyre të vërtetë jetësore, por në fund ajo bën një mbyllje të mënçur me një mesazh të thellë.Njeriu vdes, por duke lënë vazhdimësinë e tij per ti treguar botës nëpërmjet gojës së rilindur atë që iku dhe atë që bota duhet të dëgjojë dhe mësojë prej saj.
Në mbyllje dua të shtoj se, romani i saj është një vepër artistike e shkruar me shije dhe vërtetësi, dhe prandaj mendoj se, vepra e saj është një roman që lexohet me kënaqësu.Suksese në veprat e tjera!

Derniers articles