13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Hagë, Gjykata speciale tregon se a do te votoje Thaci, Veseli dhe te tjeret me 14 shkurt..

Hagë, 20 janar -Ish-krerët dhe luftëtarët e UÇK-së që po mbahen në burg në Hagë, rrespekivisht në Haaglanden të Scheveningen kanë dorëzuar aplikacionet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » mëson nga burimet e Hagës se ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-krerët e Kuvendit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ish-eprori i UÇK’së Sali Morina dhe krerët e OVL-UÇK;së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë regjistruar tashmë si votues pjese e diaspores, gjejgesisht nga burgu i Hagës

« KSC ju siguron ndihmë, brenda kornizës së duhur ligjore, për të burgosurit për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. (« The KSC is providing assistance, within the appropriate legal framework, to Detainees to exercise their right to vote in the forthcoming elections… ») ka deklaruar sot për gazeten zvcerane ne ship « Le Canton27.ch » zëdhënësja e Dhomave të Specializuara znj. Angela Griep.

Sa i përket « lirimit të përkohshëm », do të jetë në dorën e gjyqtarit të procedurës paraprake që të vendosë për çfarëdo mocioni nga Mbrojtja, ka shtuar znj.Griep.

Derniers articles