Sipas raportit të publikuar për vitin 2025, Kosova është vlerësuar me 4.85 pikë në një shkallë nga 1 deri në 10, rezultat që përfaqëson një përmirësim të dukshëm dhe e ngjit vendin për 34 pozicione më lart krahasuar me edicionin e vitit 2021.
Nderkombëtaret: Vendet e ballkanint te marrin shembull nga Kosova
Indeksi Global mbi Krimin e Organizuar mat 193 shtete sipas kategorive që lidhën me tregjet kriminale, aktorët kriminal dhe politikat e institucioneve për t?u përballur dhe vepruar kundër krimit të organizuar.
Për njohësit e sigurisë përmirësimi për 34 pozita tregon forcimin e bashkëpunimit ndër institucional dhe rritje të efikasitetit të Policisë së Kosovës.
Edhe ish-kolonel i Policisë, Rrahman Sylejmani, ka thënë se rezultatet e Indeksit mund të promovohen si arritje, por duhet të përdoren si bazë për të forcuar më tej sistemi të parandalimit dhe reagimit ndaj krimit.
Sylejmani ka thënë se vendi ka përmirësuar disa parametra të sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar, por se kjo nuk do të thotë “siguri absolute”, duke qenë se krimi i organizuar është dinamik.
Indeksi Global mbi Krimin e Organizuar financohet dhe mbështetet nga, Bashkimi Evropian, Interpoli,Departamenti Amerikan i Shtetit dhe rrjeti ndërkombëtar për studimin e krimit të organizuar.

