3.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Mediat botërore per marrëveshjen e dështuar Rama-Meloni, Gjykata rrezoi akordin për refugjatët, TV shtetëror i Zvicrës (RTS): Ligjet italiane kundershtojne marrëveshjen Rama-Meloni The Guardian: Goditje e fortë për Melonin

Mediat më të rëndësihme botërore i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë rrëzimit të paktit Rama-Meloni nga Gjykata e Romës. Në artikujt e tyre ato janë fokusuar tek situate e sikletshme me të cilën po përballet shefja e qeverisë italiane Xhorxha Meloni teksa kanë shprehur kritika për akordin e nënshkruar një vit më parë mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Italisë.

TV shtetëror i Zvicrës (RTS): Ligjet italiane kundershtojne marrëveshjen Rama-Meloni

Un tribunal italien invalide le transfert de migrants dans des centres en Albanie. Un désaveu pour Giorgia Meloni
Vendi i shqiponjave ne rrezik me i varfuri ne Evrope nga i cili per cdo muaj ikin nga 720 te rinj shqiptare, Meloni dhe Rama po perpiqen te afrikanizone Shqiperine qe kane nje dosje kriminele, terroriste, te driguar dhe degjeneruar. Sikur t’mos ishin keshtu Meloni do t’i i mbante per veti por ajo po i debon ne Shqiperisë?!
Milosheviqi largoi nga Kosova 850.000 shqiptare dhe e derguan ne Hage, Rama largoi 1.400.000 shqiptare ledhatohet nga Brukseli ashtu sikur Vucici! Keshtu ndodhur kur degjeneron edhe diplomacia!

Vendimi i Gjykatës së Romës e cila rrëzoi paktin Rama – Meloni për refugjatët ka bërë xhiron e botës. Mediat më prestigjoze i kanë kushtuar një hapësirë të gjërë këtij vendimi dhe po ashtu janë fokusuar në situatën e sikletshme me të cilën po përballet xhorxha Meloni pas kompromentimit të planeve të saj për të akomoduar refugjatët nga afrika dhe vendet e lindjes në Shqipëri.

The Guardian e cilëson vendimin si një goditje të rëndë për një marrëveshje të diskutueshme midis qeverisë së ekstremit të djathtë të Romës dhe Tiranës, që synon frenimin e ardhjeve të emigrantëve. Në artikull theksohet se vendimi ngre dyshime të mëtejshme mbi realizueshmërinë dhe ligjshmërinë e planeve nga BE, të diskutuara të enjten, për të eksploruar mënyra të reja të krijimit të qendrave të përpunimit dhe ndalimit të emigrantëve jashtë bllokut, si pjesë e një qasjeje të re të vijës së ashpër ndaj migracionit.

Finacial Time shkruan se plani i diskutueshëm i kryeministres italiane Giorgia Meloni për të dërguar azilkërkuesit e shpëtuar, nga Deti Mesdhe në Shqipëri, ka hasur në një pengesë serioze pasi një gjykatë e imigracionit në Romë refuzoi dërgimin në offshore të grupit të parë të emigrantëve.

Vendimi është një pengesë e sikletshme politike për Melonin, e cila ka promovuar skemën e saj për mbajtjen e azilkërkuesve të mundshëm në qendrat në Shqipëri, si një mjet për të përmbushur zotimin e saj për të reduktuar fluksin e emigrantëve të parregullt nga i gjithë Mesdheu, shkruan Financial Time.

Gjigandi britanik BBC thekson se Marrëveshja pesëvjeçare e kryeministres italiane Giorgia Meloni për dërgimin e emigrantëve të shpëtuar në det në kampet në Shqipëri ka marrë një goditje të rëndë nga gjykatat, vetëm disa ditë pas mbërritjeve të para. BBC ndalet edhe tek sulmet e kryeministres Meloni ndaj gjyqësorit italian pas këtij vendimi teksa citon deklaratën e saj, se « Nuk i takon gjyqësorit por qeverisë të thotë se cilat vende janë të sigurta.

Agjensia e lajmeve Reuters ndalet qek qëndrimi i qeverisë italiane e cila u zotua qe të vazhdojë me planin e saj të kontestuar për të devijuar azilkërkuesit jashtë vendit, duke thënë se do të apelojë kundër vendimit të një gjykate që një grup migrantësh në qendrat e pritjes në Shqipëri duhet të dërgohen në Itali.

Reuters shkruan se Gjykata, potencialisht i dha një goditje të madhe një projekti kryesor të kryeministres Giorgia Meloni për të strehuar emigrantët e kapur në det në qendra te ngritura jashtë BE-së.

Lajmi është raportuar dhe komentuar gjerësisht edhe në media të tjera si ABC Neës, Neë Jork Times, Euroneës etj.

Derniers articles