3 C
Berne
lundi 23/12/2024

Gazetari nga Gjeneva ne Forumin Ekonomik ne Presheve: Të ndihmohen mediat në Luginën e Preshevës, për të mos rënë në shërbim të sponsorëve të dyshimtë nga Serbia dhe Rusia, si disa në Kosovë dhe Shqipëri!..

Journalist from Geneva at the Economic Forum in Presheve: To help the media in the Presheva Valley, so as not to fall into the service of dubious sponsors from Serbia and Russia, like some in Kosovo and Albania!
Preshevë, 30 korrik -Gazetari nga Gjeneva ne Forumin Ekonomik ne Presheve: Të ndihmohen mediat në Luginën e Preshevës, për të mos rënë në shërbim të sponsorëve të dyshimtë nga Serbia dhe Rusia, si disa në Kosovë dhe Shqipëri!…

Forumin ekonomik në Preshevë e ndoqi edhe gazeta zvicerane Le Canton27.ch për shkak të pranisë së madhe të përfaqësuesve të shoqatave dhe biznesmenëve shqiptarë në Zvicër.

Në qytetin e Preshevës, për dy ditë rresht u mbajt Konferenca Ekonomike me moton “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”, e organizuar nga Unioni i Afaristëve “Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ku morën pjesë mbi 300 përfaqësues të bizneseve nga të gjitha viset shqiptare në Ballkan, si nga Qeveria e Kosovës, përfaqësues diplomatikë (Ambasada Shqiptare në Beograd), nga OSBE-ja, si dhe nga diaspora shqiptare, njofton korrespondenti i ATV-së që ndoqi konferencën ekonomike në Preshevë. Pjesemarresve te formit ekonomik ne Presheve ju eshte drejtuar edhe publicisti dhe gazetari yne i njohur nderkombëtar Nefail Maliqi

Ju kutjojme se Nefail Maliqi qe jeton dhe vepron ne Gjenvë qe prej dy decneies e me shumem ka bashkëpunuar me mediat më të njohura kombëtare, zvicerane dhe botërore (TV Shkupi, BBC, Deutsche Welle, Bota Sot, Presheva Jone, Tribune de Genève, Top Channel, The Genevas Post, etj.), dhe që sot drejton gazetën zvicerane Le Canton27.ch, në fjalimin e tij u përqendrua në lirinë e mediave, në këtë rast diskriminimin e tyre në Luginën e Preshevës dhe financimin e dyshimtë të disa mediave shqiptare në Ballkan. Sipas z. Maliqi, “mediat në Luginën e Preshevës punojnë në kushte të vështira, që shumë pak kanë përkrahje nga vendet tona, sidomos nga Shqipëria dhe më tepër nga Serbia. Për të mos rënë në kurthin e sponsorëve të dyshimtë dhe propagandës sllave, do të ishte mirë që këto media, edhe pse të pakta, të ndihmohen jo vetëm nga biznesmenët shqiptarë në botë, por edhe nga Tirana dhe Prishtina, si dy vende të cilat thuhet qartë se janë të obliguara të ndihmojnë shqiptarët, edhe jashtë vendit…”

“Siç e dini, Kremlini pas ofensivës ruse në Ukrainë ndau rreth 30 milionë euro për mediat në Ballkan, për çka disa media fatkeqësisht në Kosovë dhe Shqipëri nga këto mjete janë financuar. Kjo flet më se mirë për statutin e brishtë dhe të destabilizuar në Kosovë, sidomos atë në Veri. Nëse Serbia dhe Rusia financojnë mediat në Kosovë për të destabilizuar rajonin, atëherë pse Tirana dhe Prishtina të mos financojnë mediat për të stabilizuar dhe për të kontribuar në paqe në rajon?!” ka thënë në fund publicisti dhe gazetari ynë i njohur, i cili ka punuar për 20 vite në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Nga burimet dhe nje studim i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch para luftes ne Ukraine, Kremenlini rus ka finacuart reeth 30 milion euro për mediat ne ballkan, perfshire ketu edhe Kosoven dhe Shqiperinë.
Kete më se miri e justifkon nje raport amerikan se në Kosove publikohen 1200 lajme në ditë, prej te cilave vetem 400 lajme qe japin mediat vendore, kurse 800 lajme dhe informacione tjera jane që vijne nga jashte, sidomos nga mediat sllave: Sputnik, Tanjug, Informer, Pravda etj…te cilat me shume bejne propagande se sa pune profesione te informojne drejt opinionin.
Gazetari i njohur boteror investigativ Roberto Saviano ne bisede me tedaktorin e gazetes zvicerane Le Canton27.ch kishte thene se “Mafia shqiptare u fuqizua prej Lazaratit, sot ajo është e fuqishme në gjithë botën dhe ka arritur deri tek «Cosa Nostra»

Derniers articles