18.6 C
Berne
mardi 1/07/2025

Gazetari nga Austria: I ashtuquajturi Kobra ishte jaran i shefave te disa tv ne Kosove i cili shpesh intevervistohej nga ato..

Wienë, 3 dhjetor -Gazetari nga Shqipëria sulmon disa media në Kosovë për Kobrën. Gazetari shqiptar Isa Myzyraj ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke denoncuar disa media të Kosovë që e kishin ftuar Dibran Hoxhajn – Kobrën, në emisionet e tyre, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Me një kërkim të thjeshtë në makinën kërkimore Google mund ta shihni se ky personazh ishte pjesë e shumë televizioneve të Kosovës.

I ashtuquajturi Kobra është përfshirë në një rast të rëndë ku mbeti i vrarë një 31 vjeçar dhe u plagos një 27 vjeçar tjetër.

« E vertete kjo, e gjithashtu eshte e vertete qe Isa eshte gazetar i mire. Mirepooooo, ne Shqiperi kriminelet e llojit te Kobres takohen cdo dite edhe me kryeministrin e vendit…. » ka then Berat Buzhala. Kurse kolegu nga Auastrri ju eshte përjggijur Buzhales se « Çdo gazetar, ama çdo gazetar në Kosovë ka të drejtë të thotë këtë që thotë  Berat Buzhala.

Media në Kosovë është qindra fish jo vetëm më e mirë, por edhe më e ndershme sesa media në Shqipëri, e gazetarët atje janë jo vetëm më të guximshëm por edhe moralisht më të ndershëm sesa gazetarët këtu.

Mirpo, që e kemi bërë pis punën ne mediat (për të mos thënë siç thosht ambasadorja amerikane në Prishtinë e kemi dhjerë) andej e këndej kufirit kjo është mjaft e qartë.

Andej, e më shumë këndej, mbushen hapësirat televizive me lloj lloj idioti e lloj lloj krimineli që ne me vetëdije të plotë u drejtojme kamerat, e këtej kufirit madje kemi edhe frikë të bëjmë pyetje sepse na pret riedukimi për të mos thënë largimi nga puna pse guxove të bësh pyetje të vështira.

 

Postimi i plotë:

Nje person i akuzuar me dhjetera here per vepra kriminale eshte ftuar gjeresisht ne mediat ne Kosove dhe eshte bere me dhune personazh publik.

Sot ky personazh vrau nje 31-vjeçar e plagosi nje 27 vjeçar tjeter.

Gezuar festat!

 

 

Derniers articles