23.1 C
Berne
mercredi 17/07/2024

Gazetari i pare shqiptarë raporton nga Kieva: Në Ukrainë jetojnë mbi 5000 shqiptarë, aq sa kishte dikur Medvegja

Kiev, 28 janar,
Reporteri i gazetes zvicerane Le Canton27.ch nga Ukraina
 -Sot mesova se ne Ukraine jane mbi 5000 shqiptare, sa Medvegja dikur. Ata ishin kryesisht ortodoks e katolike. Ky numer i shqiptareve ketu dikur ishte dy fishe me i madh, shkruan nga Reporteri i gazetes zvicerane Le Canton27.ch nga Ukraina.

Te rralle jane ata, per t’mos thene fare, qe mbajne emra shqip, te gjithe me emra sllave..Por, cuditerisht askush nuk e kritikon Ukrainen, siq kritikohet Turqia!

Takuam disa te rinje e te reja shqiptare me emra si: Irina, Olga, Natasha, Sasha, Oksana, Vladimir, Nataliya apo Aleksander por asnje Alban apo Hysen e Hasan ?!

Shqiptarët e Ukraines janë një komunitet etnik i shqiptarëve që jetojnë në disa zona rurale te Ukrainës. Shumica e shqiptarëve jetojnë në disa fshatra në rajonet e Odessa dhe Zaporizhia.

Shqiptarët në Ukrainë njihen si arnaute (nga arab: Trima) dhe flasin rusisht dhe nje shqipe te dobet. Paraardhësit e tyre erdhën në Ukrainë në shekujt 18 dhe 19. Ata e gjurmojnë origjinën e tyre tek shqiptarët toskë që u vendosën në Bullgarinë lindore (Despotati i Dobrudjës) përgjatë Gagauzëve në shekullin e 16-të. Ardhja e shqiptarëve lidhet me luftën ruso-turke të viteve 1768-1774. Gjatë asaj lufte, disa shqiptarë ortodoksë u rebeluan kundër forcave osmane. Në fund të luftës, rreth 1700 luftëtarë shqiptarë me anëtarë të familjeve të tyre u nisën për në Perandorinë Ruse.

Ato ndodhen në rreshtin e parë pranë Kerçit dhe Janikalës. Disa emigrantë shqiptarë u vendosën pranë Odesës dhe në Budzak. Në vitin 1811, shqiptarët themeluan vendbanimin Karakurt në Budzak afër Bolhradit.

Në Odessa ka dy rrugë, rrugët Veliki dhe Mala Arnautska. Për shkak të disfatës së Rusisë në Luftën e Krimesë, shumë shqiptarë u shpërngulën në Ukrainën lindore në vitin 1861. Deri në shekullin e 20-të, ndërgjegjësimi i shqiptarëve për origjinën e tyre ishte i dobët. Shqiptaret ne Ukraine kane ruajtur zakonet, dokey dhe traditat kombetare. Per shembull veshjet kombetare per  festa apo dasmat nuk i bejne pa flamur kombetar tamam sikur ato ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni apo Presheve, shkruan ne vazhdim gazeta zvicerane Ke Canton27.ch

Ja disa intelektuale, emra te njohur qe perfaqesojne shqiptaret ne Ukraine:

Milto Sotir Gurra, aktivist politik, shkrimtar dhe udhëheqës i diasporës në Odessa.

Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”

Vladislav Ilchenko drejtues i organizatës “Unioni i Shqiptarëve ne Ukraine”

Mesuam se ne Ukraine ka shume shqiptare ne institucionet komunale, te kantoneve dhe te shtetit por edhe ne sporte, futboll., por edhe ne institucione tjera kulturore. Po ashtu mesuam se ne Ukraine ka edhe qindra shqiptare ushtare, ne mesin e tyre edhe oficere te larte, te graduar. Por, nje pjese e tyre flasin pak e hiq shqipen, besa disa edhe hezitojne te deklarohen shqiptare, per iks aresyera..

Qytetet ku jetojnë shqiptarët në Ukrainë

Gjuha shqipe mësohet në rajonin Zaporozhye në fshatin Devnenskoye në një shkollë publike, sipas një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit në Ukrainë. Ka katër vendbanime në territorin e Ukrainës, 3 në rajonin e Zaporizhzhya, Priazovskoe rrethit Georgievka, Devnenskoe dhe Gamovka.

Georgieka është emëruar pas stërgjyshit tim, ai ishte organizatori i zhvendosjes nga rajoni i Odesës në fshatin Karakurt. Ky është vendbanimi i katërt shqiptar në Ukrainë. Në rajonin e Odessa, në Karakurt, gjuha shqipe mësohet gjithashtu në klasat fillore, si në rajonin Zaporozhye. Tekstet shkollore ofrohen nga Shqipëria si pasojë e marrëveshjes mes dy shteteve.

Të parët që mësuan për shqiptarët-arnautët në Rusi pas përfundimit të luftës së parë ruso-turke në 1768-1769, pas nënshkrimit të traktatit botëror Kuchuk-Kainardzhinsky, midis Rusisë dhe Turqisë, ku shqiptarët morën pjesë aktive, si në tokë ashtu edhe në det.

Në rajonin e Zaporozhye, në fshatin Devnenskoe, kemi 12 fëmijë, mësuese është Oksana Shilo e cila ka studiuar në Shqipëri në Universitetin e Tiranës. Në Karakurt, rajoni i Odessa, mësuese është Natalya Kircheva. Për numrin real të studentëve duhet të flas në një moment tjetër pasi në kushtet e karatinës dhe pandemisë numri ndryshoi.

Derniers articles