24.5 C
Berne
mercredi 17/07/2024

Gazeta zvicerane vizitë në kompaninë e Muzafer Maliqit «An-Di» SHPK, shembull suksesi që po mban me vezë tërë Gjilanin dhe Kosovën

Gjilan, 4 shtator -Pas luftes, ne Kosovë shume kompani e firma nisen te dalin si kepurdhat pas shiut, por shumcia e tyre dështuan dhe u shuan ne mengese pervojes. Por ato me tradite te gjate dhe profesionalizem u treguan te suksesshme jo vetem ne tregun lokal por edhe me gjere, duke i kontribouar ekonomise se shteti të Kosovës. Njera nder to eshte edhe firma e njohur «An-Di» SHPK, qe drejtohet nga afarisit dhe biznesmeni i njohur ne Kosovë z.Muzafer Maliqi me origjine nga Lezbalia (fshat ky mes Presheves dhe Gjilanit) i cili jeton dhe vepron qe prej vitesh ne komunen e Gjilanit. Sukseset dhe profesionalizmi i kesaj firme ka bere qe ekipi i gazetes zvicerane te vizitoje «An-Di» SHPK në Gjilan.

Gazetari zviceran ne Gjilan me Muzafer Maliqin, drejtorin e kompaninë se njohur «An-Di» SHPK qe prodhon mbi 14.000 vezë në ditë

Firma «An-Di» SHPK  që drejtohet nga Muzafer Maliqi posedon tre objekte (ferma) me nje siperfaqe prej 1.5 hektaresh,  ka nje staf te perkushtuar dhe profesional, me investime te përbashkëta, me aplikimin e standardeve te BE-së sot ka arritur kompania me fjalë te kete nje kapacitet te zgjeraur duke prodhuar mbi 14.000 vezë ne ditë.

“Produketet tona, kane vershuar tregun vendor, qe synojme qe se shpejti do te jem edhe ne tregun evropian dhe nderkombëtar. Ky zgjerim i biznesit tone jashte eshte vetem ceshtje kohe dhe ne duar te autoriteteve tona, sepse ne jemi te gatshem qe sot te stratojmë edhe ate me Zviceren, meqe kemi prodhim kualitativ, kemi kushtet dhe kuadro profesonale..” ka deklaruar per gezaten zvicerane Le Canton27.ch z.Muzafer Maliqi, pronar i kompanise se njohur «An-Di» SHPK në Gjilan.
Me angazhimin serioz zë familje Maliqi ne Gjilan ne bashkepunim me komunën dhe Ministrine e Bujqesisë, pylltarise dhe Zhvillimit rural kompania «An-Di» SHPK ka arritur te jete e suksesshme e cila ka ndertuar edhe objektin me paisje bashkohore dhe moderne për pula vojse.
Fitdani, njeri nga bashkepunëtoret dhe djal i Muzef Maliqit ne vazhdim per redaksine tone ka pohuar se eshtë i kënaqur si me prodhimin ashtu edhe stafin e puntoreve dhe kileneteve.
“Konsumatori yne eshte mese i sigurt me prodhimet tona, meqe vezet  tona nga “An-Di” SHPK jane te freskëta dhe te shendetshme, me vitamina dhe vlera ushqimore. Keshtu u zotuam qe ne diten e pare kur startuam me kompanine tone ne vitin 2020 dhe kjo garanci vlene cdo here. Neve na mbetet puna dhe sherbimi, ndersa klieneve, qytetareve te vlëresojne dhe te ushqehen shendetshem me vezët tona…” ka thenë Fitdan Maliqi.
Kurse Fitim Maliqi, djali tjeter i Muzaferit na vazhdim pohon se “ne si kompani Funksionojme qe nga viti 2000. Me gjithë veshtiresit per ushqimin dhe pulat, puna eshte duke shkuar mire. Momentalisht kemi 15.000 pula si dhe 14000 zogj ne rritje per pula vojse. Ne biznesin tone bashpunojme me marketet si dhe shitoret tona..”
Firma «An-Di» SHPK perveq qe merret me pula dhe vezet, ajo posedopn po ashtu edhe mish te shijshem te pulave BROJLER ku posedon edhe thertoren. Njëkohesisht kompania ne fjale e Muzafer Maliqi ushimin per pula dhe zogje e prodhon vete, meqe posedon fabriken e koncetratit. «An-Di» SHPK ne fillim kishte rreth 30 punëtorë, por pandemia si ne cdo firme ne Kosovë edhe ketu ka lënë pasoja, duke reduktuar numrin e punëtorëve.
Ne momentalisht kemi ne fermen e re qe kemi mar grand nga minisrtia e bujqesisë. Nga viti 2000 kemi pase rreth 30 punetore me 60.000 pula Por tash nuk i kemi ata punetore sepse AKP  nuk po i jep me afat te gjate fermat, por vetem 1 vjet e nuk po guxojme me investu sepse nuk po jemi te sigurt ne kontrata, thone drejtuesit e  kompanise « An-Di » SHPK nga Gjilani.
Se cfare bashkëpunimi kane me komunen dhe kane ndonje mbeshtetje nga ajo, ne vazhdim pronari i fermave te pulave Muzafer Maliqi thote se “nga komuna presim qe te me ndihmoj qe te kemi kontraten me afat ma te gjate, sepse po kemi telashe here pas here ku na mungojne kontratat afatgjata dhe prodhimi na deshton per shkak byrokracise se deritanishme komunale. Sepse me nje kontrate njevjeqare nuk arrijme dot te realizojme as programnin e firmes e mos te flasim për me gjatë.. Sidoqofte, jemi optimist dhe besojme se se tash e tutje do te ndryshojne gjerat ne terren, pozitivisht ne favor je vetëm te firmes sone por ne pergjithsesi te bujqve ne Gjilan meqe ketu mvaret zhvillimi dhe ardhmja e komunes sonë…”

 

Derniers articles