12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch ndoqi betimin e 35 vullnetarëve amerikanë në Tiranë të «Korpusit të Paqes » (Peace Corps) në Shqipëri

I ngarkuari me Punë i SHBA në Shqipëri, David Wisner uron një amerikan albanofon, anetar i «Korpusit të Paqes » (Peace Corps) për misionin e tyre. (Photo Le Canton27.ch)

Tiranë, 16 dhjetor -Në hotelin « Tirana » jane betuar 35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes (Peace Corps)  që do shërbejnë në arsim, shëndetësi e bashki! I ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara në Shqiperi, ambasadori David Wisner tah dner tjetra se « Do të keni shumë për të mësuar nga shqiptarët. » , njofton nga Tirana gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Pasi u betuan, 35 prej tyre shërbejnë si mësues të anglishtes, të edukimit shëndetësor por edhe si zhvillues Organizativ në bashkitë e vendit. Njëra prej tyre është Zehire Kan 22 vjeçe nga New York. Vullnetare qëkur ishte fëmijë. Kontributin e saj në Pogradec, do ta japë në drejtim të shëndetit mendor. Ata do të shërbejnë për 2 vite në vendin tonë, ndërsa fokus do të kenë shëndetësinë, arsimin dhe pushtetin lokal. Kanë vetëm tre muaj në Shqipëri, por kanë mësuar shqip dhe të kërcejnë valle tradicionale të vendit tonë. Këta janë vullnetarët amerikanë të Korpusit të Paqes.

Amerikanet me veshje kombëtare, me tirqi dhe plis, redaktorit te gazetës zviceran Le Canton27.ch:  Në Shqiperi ndjehemi si në shtëpinë tonë!  

Anetaret vullnetar e grupi “korpusi i paqes” (Peace Corps) qe ishin te gjithe amerikan sot mahniten publikun shqiptar ne Tirane te veshur me kostume kombetare, me tirqi dhe me plisa te bardhe. Jo vetem kaq, dicka e papare te gjithe e flisnin shqipen e bukur, bile vallezuan dhe kenduan ne shqip

Redaktori për mardhënie nderkombëatre i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi i cili ndoqi per së afërmi kete evenment me interes kombëtar pas konferencës ka takuar disa të rinj e te reja amerikane te cilet folen me admirim per gazetën zvicerane ne gjuhen shqipe. Ata ishin te impresionuar me  mikëpritjen e shipatreve qte cilet na strehuan ne shtëpite e tyre. « Që kur kemi ardhur nga Ameirka, ketu ne familjet shqiptare na kane mirëpitur tashme jo vetem se jemi integruar mire por edhe jemi familjarizuar. Në shqiperi ndjehemi si në SHBA, si në shtëpine tonë!.. » kane thënë te rinjt amerikane për gazeten zvicerane Le Canton27.ch.

“Jam Zehire Kan, jam 22 vjeç. Jam nga Amerika, Neë Yourk. Jam në Shqipëri prej 3 muajsh. Ja kam kaluar shumë mirë. Kam takuar nxënësit në shkollë. Është e shkëlqyeshme eksperienca. Kam vendosur që të jem vullnetare e korpusit të paqes që kur kam qenë 12 vjeç. Fokusi im është shëndeti mendor. Dhe dua që të ju them fëmijëve që gjithçka është në rregull. Dua të përmend familjen pritëse të cilët më kanë qëndruar afër si të ishin familja ime. Unë kam studiuar për psikologji. Synoj që të bëhem mjeke. Para se të vija këtu kam punuar në zyrën sociale”,- tregoi 22 vjeçarja.

“Përkushtimi juaj ndaj shërbimit dhe gadishmëria në të shërbyer do na kujtoje ne se jemi Amerikan. Ju do të punoni me zell dhe puna juaj ka për të ndryshuar jetë. Në të vërtet, gjatë kohës time të shkurtër në Shqipëri, jam i mahnitur teksa takoj njerëz dhe dëgjoj të gjitha këto lidhje personale me vullnetarët e korpusit të Paqes. Ju keni për të ndikuar tek nxënësit shqiptar, por edhe ju keni për të mësuar nga shqiptarët”, tha i ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner.

“Vullnetarët do shërbejnë në tre sektorë. Në Arsimimi në gjuhën anglisht, edukimin shëndetësor dhe në zhvillimin organizativ. Ata do të bashkëpunojnë me komunitetet për të identifikuar projekte që do ti punojnnë bashkërisht. Komunitetet shqiptare nuk mund të ishin më të ngrohtë se kaq.Ajo shpreja që keni bukë, kripë dhe zemër, shkon shumë në këtë rast. Vullnetarët jetojnë me familjen pritëse”,- tha drejtoresha e Korpusit të Paqes.

Dy falë rreth Korpusit të Paqes: « Peace Corps » është një rrjet shërbimi ndërkombëtar

Korpusi i Paqes është një rrjet shërbimi ndërkombëtar, themeluar nga Ish-presidenti John Kennedy në 1961. Që nga ajo kohë e deri më tani, mbi 240,000 amerikanë kanë shërbyer në 142 vende në mbarë botën.

Korpusi i Paqes zyrtarisht u themelua më 1 mars, 1961 nga presidenti John F. Kennedy me qëllim të promovimit të paqes dhe miqësisë në botë, duke ofruar vullnetarë amerikanë për të kontribuar në zhvillimin social, ekonomik dhe njerëzor në vendet nikoqire ku ata shërbejnë. Që nga viti 1961, mbi 200.000 amerikanë kanë shërbyer në Korpusin e Paqes në 140 vende të ndryshme. Kosova u bë vendi i 140-të në qershor të vitit 2014.

Qëllimi i Programit të Trupave të Paqes është të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të shqiptarëve dhe organizatave dhe institucioneve shqiptare për të nxitur zhvillimin organizativ dhe ekonomik, për të përmirësuar praktikat në edukimin e shëndetit, dhe për të zhvilluar aftësi të gjuhës angleze për pjesëmarrje të plotë në bashkësinë botërore të kombeve. Më shumë se 35 vullnetarë të Trupave të Paqes shërbejnë aktualisht në thuajse çdo rajon në Shqipëri. Vullnetarët nxisin zhvillimin e qendrueshëm përmes aktiviteteve të tyre në arsim, zhvillimin e biznesit, ndërtimin e kapaciteteve organizative dhe edukimin shëndetësor.

 

Derniers articles