A ishte ky Pazari Rama-Vjosa, pa dijeninë e organeve shtetërore dardane dhe për çka?..Republika e Dardanisë kurrë nuk ka qenë më në rrezik që ta humbë atë që e ka arritur me gjak, nga aktet e tradhtisë nga brenda.
Dakordimi i juaj, znj. Osmani, me Projektin e lartcekur në titullin e këtij shkrimi dhe heshtja e juaj apo papërgjegjësia e juaj për mosraportimin apo mosnjoftimin e Kryeministrit si ish-binom i mirëpritur nga populli deri para një viti kur ju e pranuat një takim joprotokollar në New York, i sponsorizuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë, në objekte jozyrtare, as të OKB-së e as të SHBA-ve, me praninë e pjesëmarrësve jo të nivelit të presidentit/es së shtetit, që ishte një kthesë negative e madhe e juaja si ish-Presidente e vendit, e papritur, e cila konsiston me involvimin direkt të Kryeministrit Shqiptar apo, siç e quaj unë, Vuçiqi i Tiranës, i cili është shumë i përkushtuar për t’u interferuar në punët e brendshme të Dardanisë për interesat e Serbisë, jo një herë por shumë herë deri më tani, me qëllime të caktuara, assesi në të mirë të shtetit shqiptar, por të atij serb.
A ishte ky Pazari Rama-Vjosa, pa dijeninë e organeve shtetërore dardane dhe për çka?
Znj. Osmani, si nuk të erdhi turp t’i besosh një antidardani të papërmirësuar, duke e tradhtuar Kryeministrin e vendit për interesa tuaja karrieriste përmes pazareve me Edvin Kristaq Ramën.
Znj. Osmani, Kurti të solli në krye të shtetit dhe kur të gjithë iu gëzuam këtij ish-binomi, përfshirë edhe veten si publicist dhe autor i 5 librave me mbi 2500 faqe, të promovuara në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë në vitin 2023, kur nëpër to përfshihen sjelljet e ish-udhëheqjes dardane në pushtet mbi 20-vjeçare, duke shprehur brenga e kritika për qëndrimet e tyre antishtetërore. Prandaj, nga emocionet e pakontrolluara ndoshta, përmes shkrimeve të mia, të kam ngritur në piedestalin më të lartë pa kurrfarë interesi, përpos atij shtetëror e kombëtar.
Jam emigrant mbi tri dekada e gjysmë në SHBA, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i udhëhequr nga Joe dhe Shirley Dioguardi dhe Bordi Ekzekutiv, organizata e parë lobiste në SHBA, e cila për herë të parë çështjen shqiptare në përgjithësi e asaj dardane në veçanti e futi në agjendat e Kongresit dhe Senatit Amerikan, duke nxjerrë rezoluta në favor të Dardanisë deri në pavarësinë e 17 shkurtit 2008 dhe në vazhdim.
Liga (apo Lobi Shqiptar në SHBA) ishte përkrahësja e parë dhe e vetme publike e UÇK-së, krahas organizatave të tjera, shoqatave dhe biznesmenëve, të cilët heshtën, që nuk e di arsyen pse, përpos se mos po i shkelin ndokënd e t’i rrezikojnë pozicionet e veta, njëherit duke i dalë në mbrojtje nga kërcënimet e disa personaliteteve sipas propagandës serbe, siç ishte rasti me Ambasadorin Richard Gelbard, të cilin në start e amortizuam kur kërcënoi me futjen e UÇK-së në “Listën e organizatave terroriste”, e cila i kapi armët në mbrojtje të pragut të shtëpisë pa kurrfarë qëllimi për grabitjen e tokave të huaja, siç bënte Serbia.
Z. Gelbard u ndal dhe kurrë më nuk i përmendi këto tri germa në aspektin negativ pas sqarimit që ia dhamë dhe realitetit i cili zhvillohej përmes gjenocidit serb ndaj popullatës shqiptare në Dardani, me qëllim largimin nga atdheu, ndërsa të mbeturit të likuidohen kolektivisht, siç ndodhi, për çka reagoi Bashkësia Ndërkombëtare e udhëhequr nga miku SHBA-të, gardiani dhe mbrojtësi i sovranitetit, për çka populli shqiptar i Dardanisë përjetësisht është mik dhe përkrahës.
Nuk kam interesa personale as për Presidentin/ten e as për Kryeministrin, sepse nuk iu vardisem pasi personalisht nuk më duhen. Jam i interesuar që shteti të konsolidohet e të zhvillohet paralel me shtetet tjera evropiane e botërore dhe, përderisa punojnë për shtet e popull, gjithmonë jam me ta.
Nuk ia thatë popullit e as organeve tjera shtetërore, znj. Osmani, se cili ishte motivi i pjesëmarrjes suaj pa një agjendë paraprake protokollare dhe a e keni kërkuar një mendim apo takim paraprak me Kryeministrin, “menaxherin kryesor të shtetit”, për të pasur një qëndrim të përbashkët zyrtar shtetëror.
Ju, publikisht, nuk i keni dhënë sqarim as përfaqësuesit të popullit, Parlamentit, me një fjalë as popullit, se a bëhej fjalë për një takim në interes të Republikës apo, siç po shihet, dikush tjetër t’i ka marrë “frenjtë”, duke të nëpërkëmbur në cilësinë e Presidentes së vendit, gjë që nuk tolerohet, sepse jo vetëm që rrezikohet interesi shtetëror e qytetar, por janë pasojat të cilat na përcjellin, siç po shihet qysh tani, pasi qëllimet e projektuesve të kësaj rrjedhe ishin dhe janë që Kryeministri Albin Kurti të eliminohet me çdo kusht, në çdo mënyrë, sipas bllokut tuaj, si pengesë e zbatimit të projektit tuaj të përbashkët, që fillimisht të ngadalësohet, më pastaj gradualisht të zbatohet me përpikëri, që opozita gjithsesi të sillet në pushtet për t’i ndërprerë iniciativat, projektet, marrëveshjet, qofshin edhe ato ndërkombëtare, rreth avancimit të Republikës së Dardanisë në aspektin ekonomik, politik e diplomatik, që nga shtrirja e sovranitetit në tërë territorin dhe zbatimin e ligjeve dhe të Kushtetutës në tërë vendin, si dhe largimin e prezencës së Serbisë përmes të ashtuquajturave zyra e struktura paralele, deri te largimi i valutave ilegale, njëashtu largimi i atyre zyrave për shërbime ilegale e deri te rrumbullaksimi i funksionimit të shtetit legal, deri tani i njohur nga 117 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara
Pra, sipas jush, jo sipas programit dhe vizionit të Albin Kurtit, por të opozitës, e cila i ka projektet e marrëveshjet e mëparshme të dëmshme për vendin e të dakorduara me Serbinë, duke e pritur momentin e “ardhjes suaj në pushtet” për t’i realizuar ato dhe legalizuar kthimin e Serbisë në veri, duke e marrë përsëri nën kontroll veriun e vendit.
Opozita, nga frika e realizimit të masave të ndërmarra për luftimin e krimit, korrupsionit dhe hajdutërive të paimagjinueshme ndaj pasurisë së shtetit e qytetarit, duke qenë të vetëdijshëm se një njeri i pastër, i guximshëm dhe i paluhatshëm, siç është Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili nuk do të lëshojë pe, këta janë në gjendje të ndërmarrin çfarëdo hapi, qoftë edhe të rrezikshëm për vendin, vetëm ta pengojnë zbatimin e këtyre masave, nga të cilat nuk kanë shpëtim, sepse duhet të përballen me ligjin. / Hafiz Shala, New York
