0.1 C
Berne
lundi 20/01/2025

Dita e pare e Forumit Ekonomik Botëror ne Davos nisi me një koktei, pritje të pjesëmarrësve në WEF. Neser fillon puna e Forumit

Davos, 20 janar -Forumi Ekonomik Botëror (WEF) i cili sot fillon në qytetin pitoresk te Zvicres ne Davos (20 deri më 24 janar) do jenë mbi 2500 pjesëmarrës, ne mesin e tyre mbi 100 burrështetas dhe shefa te qeverive nga mbarë bota, aty edhe dy kryministra shqiptar (Edi Rama dhe Albin Kurti, ky i fundit i shoqeruar nga ministrja Artane Rizvanolli) biznesmen dhe miliarderë nga mbare globi, njofton gazeta zvicerane drejtërsëdrejti nga Forumi Ekonnomik Boteror, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Dita e pare e Forumit Ekonomik Botëror ne Davos nisi me një koktei, ne roet e pasdites, nje pritje të pjesëmarrësve në WEF te clet paten rastin te nderronin  kartviiztat, te njihet dhe te dnerrojne disa fjlaë. Kurse, neser fillon puna e Forumit

Ne Davos gjendet edhe Edi Rama i cli ka takuar disa pjesemarres. Ashtu edhe presidentit serb ASleksander Vuciv u gjend ne kete mbremjeje koktei me rastin e  pritjes e delagacioneve i cli po ashnut ka takuar duke pershndetur kalimithi disa pjesmearres ne Forumit. Kurse neser kur do filloj takimi i 55-te i radhes i Forumit Ejonomik Botërorne Davos me nje ser  secionesh dhe taryeza te rrumbullakta do te gjendet e kreminsitri i Kosovës Albin Kurti.  

Së bashku me liderë nga vende të tjera të botës, dy krymensitar shipatre Edi Rama dhe Albion Kurti do jene pjesëmarrës në disa tryeza të rrumbullakëta, si dhe panelist në sesione të ndryshme që synojnë të nxisin një frymë bashkëpunimi dhe optimizmi konstruktiv me objektivin e formësimit të Epokës Inteligjente të ardhshme, në një mënyrë më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse

Kryeministrat gjithashtu do të takohet përgjatë tri ditëve të Forumit me homologë, liderë të biznesit, drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe personalitete të tjera pjesëmarrëse në Forum.

Këto takime vjetore mbledh liderët globalë për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale. Këto përfshijnë reagimin ndaj goditjeve gjeopolitike, stimulimin e rritjes për të përmirësuar standardet e jetesës dhe administrimin e një tranzicioni të drejtë dhe gjithëpërfshirës të energjisë.

Me misionin “Ne bashkojmë qeverinë, bizneset dhe shoqërinë civile për të përmirësuar gjendjen e botës.” – këtë vit Forumi bën bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.

Takimi i 55-të vjetor i Forumit Ekonomik Botëror mblidhet nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, me diskutime që fokusohen në pesë shtylla thelbësore, të ndërlidhura, me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë.

Derniers articles