24.5 C
Berne
mercredi 17/07/2024

Floriana Garo: Komisioni i Dezinformimit të shkrihet, është i paligjshëm. SHBA-BE kërkojnë gjithëpërfshirje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, ka kërkuar shkrirjen e komisionit të Dizinformimit, të krijuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama.

Sipas Garos, SHBA dhe BE kanë kërkuar gjithëpërfshirjen e të gjithë politiikës dhe jo krijimin e një komisioni të njëanshëm.

Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Bashkimi Europian kanë dalë hapur kundër nismës së qeverisë të paraqitur si paketë kundër dezinformimit për të cilën është ngritur edhe një komision i paligjshëm parlamentar.

Partia Demokratike e përshëndet qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe rithekson se nuk është më shumë se një përpjekje e Ramës për të goditur median anti-qeveritare.

Për dijeni të publikut, shumica socialiste ka kaluar në parlament pa votat e opozitës, pa mbështetjen e organizatave të medias, si atyre lokale ashtu dhe ndërkombëtare, dhe në kundërshtim me direktivat e DASH dhe BE, një aneks të dhunës qeveritare kundër medias dhe zërave të lirë që ata e quajnë Komisioni i Dezinformimit.

Kundër kësaj sajese autoritariste kanë reaguar të gjitha shoqatat e medias, vendase e të huaja, nga Rrjeti Safe Journalists e deri te Këshilli i Medias.

Faktoje.al, një portal i fact-checking, i ka kërkuar Këshillit të Ministrave të njihet me Memorandumin e Bashkëpunimit të firmosur mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku ky Komision pretendon se është bazuar.

Qeveria nuk ka kthyer përgjigje edhe pse kanë kaluar 30 ditë nga kërkesa. Ndërkohë Departamenti i shtetit Amerikan ka reaguar menjëherë pas kërkesës së faktoje.al duke kërkuar ‘dialog gjithëpërfshirës’. ‘Ne presim një diskutim me bazë të gjerë me të gjithë shqiptarët’, thekson DASh.

Krejt në të kundërt me çka sugjeron DASH dhe BE shumica socialiste e ka miratuar e vetme pa dialog dhe pa transparencë Komisonin.

Partia Demokratike kërkon tërheqjen e menjëhershme të shumicës dhe shkrirjen e Komisionit dhe rithekson nevojën e përfshirjes së aktorëve të tretë nga brenda dhe nga jashtë. Nëse nuk ndodh kjo deputetët e Edi Ramës do të targetojnë të gjithë zërat dhe mediat e lira që nuk paguhen nga qeveria, duke e rritur kështu si kërcënimin për lirinë e shprehjes dhe duke rrezikuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Pasi dështoi në përpjekjen për të kriminalizuar shpifjen, e cila është dekriminalizuar në vitin 2012, me paketën famëkeqe anti-shpifje të para disa viteve, dhe pasi u ndesh me murin e ftohtë të reagimit kombëtar e ndërkombëtar, Edi Rama iu kthehet sot përpjekjeve me anë të Komisionit të Dezinformimit.

Sërish do të dështojë.

Është qesharake kur e njëjta qeveri që lejon naftën dhe mallrat ruse të kalojnë në portet shqiptare, pavarësisht embargos së qartë të ShBA dhe BE, bën sikur shqetësohet për dezinfomimin rus.

Derniers articles