8.7 C
Berne
vendredi 11/10/2024

Edhe kjo ndodhë, një serbe e mbyt nanën e vetë në Nish?!

Gruaja nga Nishi Zorica C. (69) është gjetur e vdekur në një shtëpi në Nish dhe dyshohet se është vrarë nga vajza e saj Marina C. E dyshuara është larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit dhe ende nuk dihet nëse policia e ka arrestuar Marinën, njfton gazeta zvcierane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga policia ne rajon.

Serbja vrau nënën e saj në Nish, më pas u largua nga vendi i krimit

Krimi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe sipas informacioneve fillestare Marina ka vrarë me thikë nënën e saj dhe i ka prerë fytin.

Policia që nga mbrëmë ndodhet në vendin e krimit
Fqinjët pohojnë se bëhet fjalë për një familje që ka pasur probleme dhe konflikte edhe më parë dhe se policia ka ndërhyrë më herët.

Siç thanë ata dje u dëgjuan britma dhe të qara, por askush nuk e kishte idenë se kishte ndodhur një vrasje. Më pas ata panë policinë dhe ambulancën dhe më pas e kishin të qartë se diçka e tmerrshme kishte ndodhur.

Gjatë hetimeve do të zbardhen të gjitha rrethanat e krimit.

Derniers articles