23.1 C
Berne
mercredi 17/07/2024

Dr.Shpresa Xhakli, ambasadore e fëmijëve: Me rastin e Ditës Boterore të autizmit Prishtina marshon me moton: Ec me mua, cdo hap numërohet!

Dr.Shpresa Xhakli, fondatore, njeherit ambasadore e fëmijeve me autizëm ne bisede me Redaktorin e gazetës zvicerane Le Canton27.ch Nefail Maliqin

Prishtinë, 1 prill -Neser 2 prilli eshte Dita Nderkombëtare e autizemit. Kjo date eshte vendosusur nga OKB me 18 Dhjetor 2007 me iniciative te Ambasadorit te Qatarit, ku mori pjesë edhe dr.Shpresa Xhakli si perfaqeuse shqptare qe ka filluar të shënohet nga viti 2008 me nje ser aktivitetesh nga mbare bota, pra edhe nga femijet tane shqiptare ne Kosove dhe në Ballkan. Kjo inteletkuale, bije e mesuesit te pare ne Raince të Presheves (ku edhe lindi ne shkollë) nga Mitrovica ne New Jersey hapi mbi tre mije dyer ne Amerike per femijet shqiptare, per pavaresine e Kosoves, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Shpresa Xhakli, ambasadore e fëmijëve me autizëm neser maroshojm te gjithe bashkarisht: Walk with me , every step count’s !


Dr. Shpresa Xhakli ka lindur në Preshevë dhe është rritur në Mitrovicë, ku edhe vazhdoi shkollimin e mesëm, ndërsa në Prishtinë përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë.

Pas diplomimit filloi punën në Shtëpinë e Shëndetit dhe spitalin e Mitrovicës. Në vitin 1986, Shpresa u largua për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u martua me humanistin e shquar Rexhë Xhaklin me të cilin krijuan një familje me dy fëmijë, vajzën Adrianën dhe djalin Arbenin. Kur Arbeni u diagnostikua me autizëm, ajo i vendosi vetës një qëllim, që të kontribuojë për mirëqenien e të gjithë fëmijëve të prekur me autizëm në Kosovë. Kështu ajo krijoi fondacionin në Kosovë, në ndihmë të fëmijëve autikë.

Shpresa ka qenë udhërrëfyese për shumë prindër të cilët u sfiduan dhe u përballën me vështirësi të shumta në një vend si Kosova, ku njohuritë dhe trajtimi i Çrregullimit të Spektrit të Autizmit ishte i mangët.

Dr. Shpresa Xhakli është një nga ato gra që, dhembjen personale e ktheu në një betejë të përgjithshme, pa u ndalur asnjëherë, ajo njihet jo vetëm në Amerikë, por edhe në Kosovë e Shqipëri deri ne Preshevë  si shpresë e fëmijëve me autizëm. Themeluese e “Të bashkuar për Autizmin”. Një mjeke me profesion, Shpresa Xhakli erdhi në Shtetet e Bashkuara në 1986.

Në një bisedë ekskluzive per gazeten zvicerane Le Canton27.ch,  24 ore para dites nderkombëtare te autizmit dr. Shpresa Xhakli, tregon gjithçka që ajo e konsideron si dita më e trishtë e jetës së saj, kur djali i vetëm diagnostikohet me autizëm

Kete dite e shënon edhe Kosova dhe shqiptaret kudo që janë. « Me rastin e kesaj dites nderkombëtare te autozmit, Prishina nesër marshone me femijë ne qender te Prishtines, nga sheshi skenderbe me moton: Me rastin e Dites Nderkombëtare të autizmit, nesër Prishtina marshon me moton: Te gjithe dallojme joi vetem unë! All Differ Not Only Me! Ec me mua , cdo hap numrohet! Walk with me , every step count’s !..duke leshuar balona te kaltert ne shenje rrespeklti dhe dashuri nga feije me autoziem. Nerser  Te githa pergatitjet jane bere duke falnderuar edhe angazhjimin e Qeveriosë  së Kosoves, sidomos ministin e shendetrsise, ish-minsitrin Arben Vitia dhe kryetarin e Prishtinës. Eshte kjo nje dite feste qe bashkon jo vetem femijet por edhe politikajt dhe gjithe shqiptaret sepse te gjitha kane femijë dhe kane nga një hall.. » ka thëne Dr. Shpresa Xhakli per gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Prof.dr. Shpresa Xhaklin nje grua e forte siq thone tek ne, si guri, nje humaniste, veprimtare e shquar dhe biznesmene e njohur nga Amerika qe i ka kontribouar proceseve demokratike, shtetit te Kosoves, i ka ndihmuar dje shqiptareve ne diaspore dhe sot ne vendlindjee sot ne vendlindje. Zonja Xhakli nje mjeke shumëvjeçare, ka kapërcyer sfida të vështira në jetë, sidomos në rrugëtimin e saj, si pjesë e luftës ndaj autizmit, gjithmonë në sherbim të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje.
Aksioni e saj për edukimin dhe ndërgjegjësimin e njerëzve në Kosovë, dr. Xhakli, thotë se filloi në vitin 2009 me vizitën e shkollave në Prishtinë në Mitrovicë, e në Pejë. Më pas në Prizren, në Podujevë, në Skenderaj dhe në fund një shkollë fillore në Han të Elezit. Që nga ajo kohë, sipas saj, është shtruar një rrugë e gjatë, nga seksioni mbi autizmin në strukturat qeveritare në Kosovë, ku tani për këtë çështje, ka nga një përgjegjës në çdo komunë.

Ajo bashke me famljen ka kontikrbouar shume fmeijeve me auzitem. « Kontributet, ndihmat dhe mjetet kanë shkuar ne shue qnedrea te Kosovës dhe jashta saj si në dy qendrea ne Prishtin, pastaj ne Podujeve, Ferizaj, Prizren, Peje, Mitrovice, Lipjan, Gilan; Tetove, Shkoder dhe ndihme monetare ne Ulqinm, ket duke mos ahrruiar edhe vendlindjen time Preshevën.. » ka thene ne vazhdim znj.Xhakli

“Unë them se kam zgjedhë mjekësinë si profesion, por autizmi, më zgjodhi mua. Pas diagnostikimit të djalit tim, Arbenit, me autizëm në vitin 1991, misioni im jetësor ndryshoj, me përqendrim të ndihmoj Arbenin tim. Është shumë vështirë të jesh një nënë, emigrante e vetmuar, dhe t’i përballosh të gjitha, që e cila me shumë vështirësi funksionoj. Fillova të mësoj se çka është autizmi, si mjekohet, për shërbimet dhe të drejtat e fëmijëve”, tha ajo në bisedë për Le Canton27.ch

Dr. Shpresa, shpresa e fëmijëve autistë nga Amerrika deri ne Kosovë dhe Preshevë 

Ajo tregon se pasi që diagnostikoi djalin e vetëm të saj me autizëm, nuk e kishte idenë se si do të ndihmojë, por kur Arbeni në moshën 21 vjeçare kaloj në shtëpi, për adulte me mbikëqyrje 24 orësh, dhe më thanë se do ishte mirë të mos e vizitoj për 4-6 javë, deri sa të adoptohet, ai ishte momenti më thyes për dr. Xhaklin.

Jo vetëm kaq, dr. Xhpresa Xhakli nje fondatore e njohur ne Amerike dhe Kosove për femijet me autizem ka sakrifiukuar shume madje dhe duke lene shtëpi e toke.

Lidhur me kotrbutet e saj për autizem ne vazhdim z.Xhakli pë rgazeten zvcerane Le canton27.ch ka thne se « Me 2009 banesen e marun per nenen time i dorezova qelesat per nisjen e shoqates se pare per femij me autizem. I pruna 2 psikologe ne Alpine Learning Group ne NJ , per trajnim profesional, mblodha shoqet nga komuniteti yne Shqipetaro Amerikane dhe mblodhem fonde per paisje, i bleva dhe dorezova celsat e baneses per te fillu punen. Me vone, shtepin e gjyshes sime e shita per EU 150.000 , dhe ne mbremjen per mbledhjen e fondeve per ndertimin e qendres se re , bashkeshorti I’m Rexh Xhakli therret ne telefon, dhe dhuron ne emer te familjes.. »

Kete vit, sipas dr.Xhaklit kemi kerku nga Ministria e Shendetit, te hapet nje qender per dijagnostifikim ku perlidhen sherbimet e Neurolog’ut; Psikijatrit; Psikolog’ut; Logoped’it dhe Ergometri’t, ku se bashku me InterLab i cili po na mundeson cmimet me te lira per analiza, do te realizohen kerkesat e ketij komuniteti. Fatkeqesisht shume pak po kemi perkrahje ne shoqeri.

Edhe pse, sipas saj, puna nuk mbarojë këtu, por vetëm filloj, duke vazhduar kështu me hapjen e Qendrave në çdo qytet të Kosovës. Shpresa Xhakli,  nuk dorëzohet, fondet që mungojnë atje, ajo i gjen në Amerikë, duke e përmendur një thënie të vjetër “pak nga pak, gurë-gurë bëhet mur”.

« Thuhet, gjeje qëllimin e Jetës sate dhe jetoje atë, por nganjëherë, vetëm pasi te keni jetuar, e kuptoni që jeta juaj kishte një qëllim, që nuk e kisha pasur kurrë në mendje. Autizmi më përzgjodhi mua, si nënën e Arbenit, që të ndihmoj fëmijët tjerë. Rrugëtimi dhe përkushtimi im vazhdon, sepse kam dhanë premtimin Arbenit tim, i cili i thotë vetëm disa fjalë të këngës: please don’t take my sunshine away- mos ma merrni diellin! Së bashku, mos të harrojmë pikën e ekzistencës njerëzore, por të ofrojmë dashuri dhe dinjitet!.. » thuhet ne mesazhin e saj dhene gazetes zvicerane Le Canton27.ch per 2 prill – me rastin e dites nderkombëatre te azutizmit.

 

 

Derniers articles