17.4 C
Berne
lundi 15/07/2024

Dr.Aurora Dollenberg: Na pret një dimër i forte përballë acarit dhe pandemisë. Institucionet tona në Shqiperi e Kosovë bashke me FMSHE te mobilizohen në “luftën” e re kundër Omikron

Presidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptare në Evropë Dr.Aurora Dollenberg: Tirana dhe Prishtina zyrtare ket dimër duhet ta shpallin si stinë kundër variantit omikron!

Berlin, 17 dhejtor -Federata e Mjekëve Shqiptare në Evropë është një akademi e madhe me mbi 3000 profesionistë mjekësorë si anëtarë, shumica e të cilëve janë specialistë të njohur në fushën e tyre, duke përdorur njohuritë e tyre për t’i shërbyer popullatave të vendeve evropiane ku janë vendosur si shtetas. Presidentja e saj Dr. Aurora Dollenberg apelon tek qyetraet ne shqipate ne ballkan dhe diapsore qe te vaksionohen urgjent, sep varianit me i ri i pandise me emrin Omikron eshte me i rrezikshem se variantet e mëparsheme dhe se po zgjerohet me shpejtesi te madhe qe deri tash ka goditur rreth 80 vende botërore e cila ju eshte afruar edhe vendeve tona. Lidhur me te gjitha keto gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka zhvlluar nje intervistë me mjeken specialiste Dr. Aurora Dollenberg, njëherësh presidenete e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë.

Dr. Dollenberg: Varianti omikron ka pushtuar evropen qysh ne start me 4,700 raste

* Znj. Presidente, si eshte gjendja e variantit te fundit Omikron ne Gjemrani, sepse ketu ne Gjenevë (WHO) nuk vijne lajme te mira nga ju?

Dr.Aurora Dollenberg: Eshtë e vërtet qe Varianti omicron i koronavirusit po përhapet me ritme të shpejta në Gjermani. Statistika epidemologjike parashikon se se shpejti Omicroni do të mbizotërojë në gjithë europën. Në Evropë Omikron po përhapet me shpejtësi marramendëse me më shumë se 4,700 raste të reja në javë.

* Znj. Dollenberg, sa eshte i njoftuar komunieti shqiptare ne Gjermani rreth këtij varianti dhe sa eshte e pergantiur federata e mjekëve shqiptarë në Europë perballjen e kesaj pandemie, vecanërisht të këtij varianti ?

Dr.Aurora Dollenberg: Vala omicron në Gjermani deri më tani përbën vetëm një përqindje minimale të infeksioneve të reja. Kemi vetëm 36 raste të konfirmuara. Megjithatë si pasojë e përhapjes exponenciale të shpejtë, varianti do të jetë mbizotërues këtu për tre javët e ardhshme. Nuk kemi asnje shqiptare te vertetuar me omicron deri ne keto momente. Ne punen time te perditshme une vaksinoje nje nurmer te larte shqiptaresh ne gjermani, te cilet sikur edhe pjesa me e madhe e gjermane, jane pro vaksines. Te gjithe emigrantet shqiptar duhet per hir te punes dhe rregullave kufizuese te vaksinohen. Për festat e fundvitit skenari pandemik më i mundshëm, është që 90% të rasteve të reja të jenë Omikron. Këtë ecuri jo të favorshme, ne si federata e mjekëve do i paraprijmë duke kontribuar me eksepertizën tonë mjekësore në parandalim të nje vale të 5-të me Omicron tek komuniteti shqiptar dhe vendet shqipfolëse.

* A është Omikron më i rrezikshëm për më të rinjtë tanë sesa versionet e mëparshme?

Dr.Aurora Dollenberg: Për këtë mutacion te rrezizkshem si Omicroni, jo vetem une por edhe shume expert gjermanë anë të shqetësuar, pasi ky Variant, ështe shume here më infektiv se Delta, mund të shkaktojë gjithashtu shpërthimin e numrit të rasteve në vendet shqipfolese ne kohe shume te shkurter, duke rrezikuar perseri nje kollaps te sistemit te mbingarkuar shendetsor.

* A eshte koha qe edhe Shqiperia dhe Kosova te moblizohen perballe Omikron, nje verision shume i rrezikshem se delta?

Dr.Aurora Dollenberg: Po, sikunder edhe gjithe europa ka dhene alarmin per rritjen e masava kufizuese deri ne nje Lockdown Light, edhe Shqiperia dhe Kosova duhet te reagojne me te njejten shpetesi ne kufizimin e ardhjen e infeksionit nga jashte, po ashtu dhe ne perhapjen e tij. Mos te harrojme se Shkalla e rritjes ditore eshte e frikshme. Po te shohim ecurine e pandemise OMICRON: Incidenca e omikronit në Afrikën e Jugut u rrit nga nën 5 në mbi 200 në më pak se një muaj. « Kjo korrespondon me një normë rritjeje ditore prej 17 përqind », shpjegon statisticieni, « ose një trefishim brenda një jave ». Kjo do të thotë se shkalla është rreth dy deri në katër herë më e lartë se me valët e mëparshme të infeksioneve në Afrikën e Jugut. Sipas statistikes, ende nuk mund të thuhet se në çfarë niveli do të jenë shifrat. Mungon gjithashtu informacioni i qartë në lidhje me mbrojtjen e vaksinimit dhe imunitetin pas një infeksioni. Fatmireshisht , Shkalla e shtrimit në spital duket të jetë afërsisht gjysma e lartë se në valët e mëparshme. Megjithatë, ka ende pasiguri të mëdha nëse kjo vlerë, do rritet ne festat e fundvitit, ku sidomos komuniteti shqiptar dallohet ne gjermani për festime me shumë pjesëmarres. Sensibilizimi që bëj si unë dhe mjekë të tjerë të federatës është i panderprerë, që shqiptarët në gjermani dhe në vende të tjera europiane , të jenë të kujdesshëm duke evituar grupimet me më shumë se pesë persona. Na pret një dimër i forte përballë acarit dhe pandmeisë.

* Ju si kryetare FSHME sigurisht keni nje mesazh juaj drejtuar shqiptareve ne diaspore dhe ballkan lidhur me masata preventive qe duhet nderrmarur?

Dr.Aurora Dollenberg: Perhapja e Omicronit ne shqiperi dhe Kosove varet shumë edhe nga reagimi popullatës dhe i masave shendetesore per ta frenuar ne kohe kete vale te 5-pandemike. Kapacitetet e testimit dhe sidomos te vaksinimit duhet rritur dukshem. Pandemia eshte tashme ne duart e qytetarit shqiptar, pasi eu, nese do kete nje pergjegjesi sociale me te larte dhe do vaksinohen, atehere fitorja nga pandemise eshte e sigurt ne vitin e ardhshem. Institucionet tona në Shqiperi e Kosovë bashke me FMSHE te mobilizohen në “luften” e re kundër Omikron. Prandaj Tirana dhe Prishtina zyrtare ket dimër duhet ta shpallin si stinë kundër variantit omikron!Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë: Mbani maskat!

Derniers articles