Numri i veteranëve të luftës në Kosovë ka shënuar rënie gjatë vitit 2019. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga 38 mijë e 232 veteranë sa ishin në janar të vitit të kaluar, mbetën vetëm 38 mijë e 101 në dhjetor. Qyteti me më së shumti veteranë është Deçani. Atje janë të regjistruar 4082 veteranë të luftës. Ndryshe eshze folur se ne Koovë ka 70.000 veteranë, por për numrin e veteranëve, ishte deklaruar edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka then se « nuk ka pasur më shumë se 15 mijë veteranë të luftës.. », njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Mbi 50 veteranë (ish-luftëtarë të UÇK-së) të papunë bënë vetëvrasje për shkak fukarrellëkut. Kurse në qeverine Kurti asnjë?!
« UÇK nuk ka pasur më shumë se 12 mijë ushtarë. Shifrat tjera janë mashtrime. Ata qe bene keqpërdorime dhe fryen numrin e veteranëve duhet të hetohet dhe të japin përgjegjësi para organeve të drejtësisë… » kishte deklaruar Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Këto deklarata të presidentit Thaçi, nënkryetari i organizatave të dala nga lufta (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj, po i quan spekulative, duke shtuar se ende është e paqartë fjala “veteran”.
Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e sociale dhe në pamundësi që t’i mbajnë familjet e tyre, 48 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë vetëvrasje që nga përfundimi i luftës. Kurse në qeverine Kurti asnjë?!. Ushtari i UÇK-së, dje luftoi Serbine i papunë ne Kovoen e lire, sot mbijeton nga kanaçet, njfton gazeta zvicerane në shqip referuar ihs-komandantëve dhe ish-kufatreve te gjallë te UCK-së, shrkuan ne vazhdim gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Këto të dhëna i bën publike Xhevdet Qeriçi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, i cili në një intervistë për portalin Infokusi, thotë se “ky është turpi më i madh i këtij shteti dhe shumë e rëndë për ne si shoqëri kur dihet se këta ushtarë i kanë bërë ballë gjithë atyre sfidave, përballë gjithë asaj makinerie të Serbisë dhe pas lufte të vetëvriten se nuk kanë mundësi t’i ushqejnë familjet e tyre”, citon gazeta zvicerane en shqip LeCanton27.ch
Qeriçi ka treguar edhe për padrejtësitë e shumta që po u behën veteranëve dhe invalidëve të luftës, për fryrjen e listave e po ashtu ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mos respektim të vlerave të UÇK-së dhe për përbuzjen që po u behët këtyre kategorive.
Ai ka folur edhe për një rast konkret duke treguar rrëfimin e një ish ushtari të UÇK-së, i cili u detyrua ta lëshojë vendin për të cilin luftoi për shkak të kushteve të rënda ekonomike.
“Kurrë nuk do ta shkelja tokën e Kosovës po të mos i kisha familjen atje”, kështu i ka thënë një bashkëluftëtar, Xhevdet Qeriçit.
Bindjet prej një ushtari të devotshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kishin udhëhequr në një drejtim krejtësisht ndryshe nga situata në të cilën ndodhet tani. Kishte paramenduar se një ditë, veç çlirimit të vendit nga okupimi serb, Kosova do të arrinte të ishte një shtet i ndërtuar, që garanton të drejta të barabarta e mirëqenie për secilin banor të saj.
Ushtari i UÇK-së, dje luftoi Serbine i papunë ne Kovoen e lire, sot mbijeton nga kanaçe
Ai jeton në fshatin Rixhevë të komunës së Klinës dhe çdo mëngjes me biçikletën e tij përshkon magjistralen Kijevë-Koroman dhe Kijevë-Klinë për siguruar bukën e gojës. Familja e tij nuk gëzon asnjë asistencë sociale nga shteti.
Morina gjatë kohës sa shërbeu si ushtar i UÇK-së, ishte pjesë e Brigadës 113, Mujë Krasniqi. Por, paraprakisht, kishte qenë i burgosur politik në vitin 1992 për dy vite e gjysmë për shkak se atëbotë kishte bartur armatim. Pasi u lirua nga burgu, menjëherë iu bashkua radhëve të ushtrisë .
Qeveria Kurti dhe Veteranet
Qeveria e Kosovës e ka miratuar të premten rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, për 20 për qind.
Kabineti i kryeministrit Albin Kurti e miratoi përditësimi e një aneksi në Ligjin për kategoritë e luftës gjatë një takimi të premten, për ta mundësuar rritjen e premtuar tetorin e kaluar.
Pensioni i veteranit ka qenë 170 euro deri tani, dhe me rritjen prej 20 për qind, një veteran do t’i marrë 204 euro pension mujor.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 37.006 persona janë përfitues nga skema për veteranët e luftës.