17.5 C
Berne
dimanche 8/09/2024

Deputeti Bekë Berisha: Kosova në dialog duhet të kërkojë njohjen përfundimtare, qe njëherë e mirë të largohet nga kthetrrat dhe propaganda e Serbisë!

Deputeti i Kuvendit te Republikës Kosovës Bekë Berisha ne bisede me redaktorin e gazetes zvicerane Le Canton27.ch

« Qeveria e Kosoves ka deshtuar ne dialog, nuk ka epilog dhe s’ka marreveshje perfundimtare.. » ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës Bekë Berishën ne intervisten dhene gazetës zvicerane Le Canton27.ch. Sipas deputetit Berisha « Sulmi i fundit ne Banjske na ka vertetuar se Serbia si armik shekullor eshte e gatshme te bej çmos te cenoje integritetin territorial te Kosoves. »

Berisha: Politikat e ndjekura nga Kurti dhe Bislimi, nuk po sjellin rezultat ne favor te Kosoves

* Zoteri deputetet, si e vlerësoni situaten, zhvillimet e fundit ne Kosovë?

Bekë Berisha: Situata dhe zhvillimet e fundit ne Kosove jane ndikuar nga sfida te ndryshme qe perbejne shqetesim te brendshem dhe te jashtem. Duke filluar nga moszhvillimi ekonomik i Kosoves, rrogat dhe penzionet e uleta qe ndikojne direkt ne mireqenien e popullsise, mungesa e sigurimeve shendetesore. Po ashtu, sektori i sigurise eshte perballur me kercenime dhe sulme qe nga rasti ne veri. Kushtet e dobeta te punes te Policise sone dhe urgjenca per nderveprim dhe plotesim te kerkesave te tyre, si nje nga shtyllat kryesore te menaxhimit dhe funksionimit te shtetit.

  • Cfare mendoni për dialogun mes Kosoves dhe Serbise pas 11 vitesh, duket se ky proces ka stagnu

Bekë Berisha: Qeveria e Kosoves ka deshtuar ne dialog, nuk ka epilog dhe s’ka marreveshje perfundimtare. Politikat e ndjekura nga Kurti dhe Bislimi, nuk po sjellin rezultat ne favor te Kosoves. Procesi i dialogut ka pasur nderprerje dhe pengesa te shumta. Ka pasur edhe periudha me nderprerje te takimeve dhe tensione te rritura . Duke marr parasysh se Kosova edhe brenda saj eshte ne nje krize politike, dhe po karakterizohet me nje menaxhim jo te duhur nga Qeveria, keto ndikojne direkt edhe ne normalizimin e marredhenieve dhe ne stagnim edhe me tutje ne kete fushe.

  • Z.Berisha, Kosova, Qevria Kurti duhet te pranaje Associacionin e Komunave serbe te nenshkruar nga ish qeverite ne vitin 2013 dhe e konfirmuar ne vitin 2015 ?

Bekë Berisha: Kosova ne dialog duhet te kerkoje njohje perfundimtare, qe njehere e mire te largohet nga kthetrat dhe propaganda e Serbise. Sa i perket Asociacionit ne jemi kunder qe tu jepet te drejta shtese serbeve, por se pari ne duhet te kemi te qarte se cfare Asociacioni do te pranoje Qeveria.

  • Kur jemi tek ky Associacion serb, ju nga AAK jeni për nje asociacion serb ne Kosovë ?

Bekë Berisha: Ne si AAK, jemi per raporte dhe marreveshje qe nuk cenojne sovranitetin e Republikes se Kosoves. Ne kerkojme nje marreveshje finale, te bazuar ne Kushtetuten e Kosoves dhe ligjet e saj.

  • Zgjedhjet po aftohen, kane mbetur edhe nje vit..Jeni gati ju nga AAK ? A do beni ne kolacione te reja. Cfare presni nga keto zgjedhje, jeni optimsit se do jeni ne pozicion me te favorshëm, me mire se para tri vitesh ?

Bekë Berisha: ⁠Ne si AAK, jemi duke punuar ne vazhdimesi me strukturat tona, me koalicionet e reja qe kemi bashkepunuar, besoj jemi drejt nje rruge te duhur per te rikthyer besimin e qytetareve dhe per te punuar per te miren e Kosoves, qe vitet e fundit sukseset jane me se te padukshme.

Berisha: Ftojmë liderët e Lugines së Presheves per unitet dhe bashkepunim me Prishtinen dhe Tiranën

  • Si e shifni perspekiven e Lugines se Presheves e cila pjese kombit ka mbetur me se keqi, ku shqiptarert atje po jetojne te diskriminuar ne gjtha sferat, si dikur ju ne Kosovë. Jeni për Autonomi, për Asaciacion shqiptar në Serbi, per Reciprocitet, për bashkim me Kosovë apo shkembim territoresh ?

Bekë Berisha: Ne i ftojme akteret ne Luginen e Presheves per unitet dhe bashkepunim, ne mbrojtjen e te drejtave te qytetareve dhe ftoj spektrin politik ne Lugine, qe te mos ndikohen nga politikat perçarese te Kryeministrit Kurti. Nuk mendoj qe zgjidhja per Luginen e Presheves eshte autonomia, shkembimi territorial, sepse keto opsione do te hapnin tema te reja, te cilat nuk dihet ne favor te kujt do te shkonin.

  • Si ne Beograd ashtu edhe ne Prishtine flasin jo vetëm per dialog, por edhe per lufte. Mnedoni se do kete ndonje konlikt te tille, kur ne Kosove kemi forcate NATO-s, ushtrine dhe policine tone ?

Bekë Berisha: Sulmi i fundit ne Banjske na ka vertetuar se Serbia si armik shekullor eshte e gatshme te bej çmos te cenoje integritetin territorial te Kosoves. Prandaj, me te gjithe mekanizmat e brendshem dhe mbeshtetjet e aleateve te BE-se dhe SHBA-se, NATO-s dhe me ushtrine tone ne duhet te ndertojme kapacitete dhe te jemi vigjilent nga sulmet dhe perpjekjet destabilizuese te Serbise ndaj Republikes se Kosoves. 

Derniers articles