11 C
Berne
jeudi 12/09/2024

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë thirrje faktorit politik në Luginën e Preshevës për të marrë pjesë masivisht në zgjedhjet e 17 dhjetorit 2023 në Serbi!

Ambasadori i filantropi Lazim Destani: Presheva me17 dhjetor ka rastin ta deshmoj unitetin e shqiptareve qe sa me shume te ftoj e deputete!

Tiranë, më 15 dhjetor -Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, më datë 17 Dhjetor 2023, është një moment i rëndësishëm që duhet vlerësuar nga shqiptarët në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, njofton nga Tirana gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Politikat shtetërore diskriminuese nga institucionet serbe, janë ende prezente.

Edhe në vizitën e tyre në Luginë, delegacioni i Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konfirmoi:

– mungesën e zhvillimit dhe perspektivës ekonomike;
– pengesat e panumërta në punësimin e shqiptarëve në institucionet qëndrore dhe lokale;
– mosnjohjen e diplomave të studentëve shqiptarë;
– pengesat në përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në mbrojtjen e identitetit dhe të përdorimit të simboleve kombëtare;
– vijimin e politikës dhe metodave absurde të çregjistrimit dhe pasivizimit të adresave të shqiptarëve autoktonë, etj.

Ndaj, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon votuesit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për pjesëmarrje sa më të lartë në këto zgjedhje, me qëllim ruajtjen e përfaqësimit në kuvendin e Serbisë, për ndërgjegjësimin e faktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë për pozitën e shqiptarëve në Serbi, insistimin për realizimin e kërkesave të shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave të ligjshme të njohura ndërkombëtarisht për popujt pakicë.

CAA calls on the political factor in the Presheva Valley to participate in the elections of December 17, 2023 in Serbia.

Derniers articles