0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Cka i tha Mandela gazetarit shqiptare ne Gjeneve per Demacin e cka Demaci per Mandelen?..

Gjeneve/ UN, 30 korrik -Qe te dy i takova ne OKB! Mandelen e Afrikes e takova ne vitin 1990, kurse ate te Kosoves dhjete vite me vone, ne vitin 2000.

Demacin para 21 vitesh e kisha mysafir ne Gjeneve. Ate e ftova brenda ne Pallatin e OKB-se, per cka simboli i rrezistences i cili me falenderoi per ftesen dhe viziten e tij, me tha «u sakrikifikova per ket shtet qe 10 vjet clirum nuk me ftoi askush deri sot ne OKB?’ Falmnderit Presheve!.. » ka shkruar kolegu Nefail Maliqi, gazetar ne Kombet e Bashkuara ne Gjeneve njeherit drejtues i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke perkujtuar Adem Demacin tri vjet pas vdekjes se tij.

Nelson Mandela kishte respekt për
shqiptarët e vuajtur, njihte Demaçin

Derisa Mandella ishte armiku numer nje i apart’heidit dhe racistofileve, Demaci ishte armiku nje i serbeve dhe sllaveve (Adem Demaci, l’ennemi numéro un des Serbes) ashtu siq shkruajten edhe gazetat zvicerane.

Mandela kishte respekt dhe admirim ndaj shqiptarëve. Ai njihte edhe atë që e quajnë “Mandelën shqiptar” Adem Demaçi. Perkujton kolegu i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch me qendër në Zvicër, Nefail Maliqi nga një takim që ka pasur me Mandelën me rastin e tre vjetorit nga vdekja e veprimtarit te shqusr Adem Demaçi, simbolit të vetëmohimit për lirinë e Kosovës

Mandela kishte respekt dhe admirim ndaj shqiptarëve, të cilët kishin vuajtur nga regjimet në Ballkan, sikur të ishin tjetër racë apo me ngjyrë. Ai njihte edhe atë që e quajnë “Mandelën shqiptar” Adem Demaçi.

Këto kujton kryeredaktori i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch kolegu Nefail Maliqi nga një takim që ka pasur me Mandelën gjatë qëndrimit të Mandelës në Zvicër në 19 maj 1998, kur ai mori pjesë në kremtimin e 50-vjetorit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në Gjenevë.

Pas fjalimit në Samit, në Pallatin e OKB-së takoi e bisedoi me diplomatë e delegacione, përfaqesues të vendeve të ndryshme botërore, si dhe gazetarë ndërkombëtarë. Megjithëse, Mandela dukej se ishte kundër luftës, kundër ndërhyrjes në Kosovë dhe Irak (“Mandela slams Eestern action in Kosovo, Iraq..“) ka shkruar “Presheva Jonë” atëkohë.

Mandelës i shpjeguan se edhe ne në Kosovë e kemi “Mandelën” tone, Adem Demaçin. Ai qeshi duke lëvizur kokën e duke thënë: “Po, po kam dëgjuar për Adem Demaçin.” Mandelës i erdhi mirë ky krahasim me militantin e të drejtave dhe lirisë së shqiptarëve në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Ai duke shprehur keqardhje për çfarë po ndodhte në Kosovë dhe duke dënuar dhunën serbe kundër shqiptarëve i tha gazetarit shqiptar: “Dëgjoni Rugovën se iu del mirë. Kosova, kurdo do ta fitojë larine, sepse regjimet në botë ishin dhe mbeten gjithnjë si breshëri, bie sa bie..nuk shkon gjatë dhe ndalet dhe më pas del dielli. Jemi dëshmitarë të historisë se diktatorët nuk kanë mundur ta mbajnë një popull të tërë nën okupim..”

“Më bëni të fala Demaçit dhe Kosovës !”..Me këto pak fjalë, por të mëdha Nelson Mandela u nda nga gazetarin shqiptar në Kombet e Bashkuara në Gjenevë. Dhe me plot të drejtë lexuesit do të kishin pyetur po pse nuk na e nxorët një foto? Në këso rastesh, të shumtën e herave merren fotografi, po ja ky rast iku si iku pa “dëshmi” pa fotografi, sepse ishte një takim i momentit dhe kamera aty ku duhet nganjëherë nuk “shkrep?!, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke perkujtuar Demacin dhe Mandellen!

Derniers articles