1.8 C
Berne
mercredi 11/12/2024

Botohet libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” i autorit Bardhyl Mahmuti

Bernë, 1 nentor -Sot, në vigjilje të 35-vjetorit të Epopesë së “Kodrës së Diellit”, kur rënia heroike e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut paralajmëroi hyrjen në fazën e luftës çlirimtare, doli nga shtypi libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Në shënjestër të vazhdueshme”, i autorit Bardhyl Mahmuti, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

NGA FITORJA DIPLOMATIKE E UÇK-SË TE GJYKATA E HAGËS

Përpara vendosjes së kontakteve diplomatike të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me diplomatët amerikanë, aksionet e saj kundër forcave të armatosura dhe pjesëtarëve të aparateve represive serbe cilësoheshin si “akte terroriste” nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe, rrjedhimisht, nga shtetet më të fuqishme të skenës politike ndërkombëtare.

– Për cilat takime bëhet fjalë dhe kush e përfaqësoi UÇK-në?
– Si u organizuan takimet dhe cili ishte roli i shtetit shqiptar?
– Cilat tema u trajtuan gjatë bisedimeve dhe si u realizua fitorja diplomatike e UÇK-së?
– Cili ishte roli i Qeverisë së Përkohshme gjatë periudhës përfundimtare të luftës në Kosovë dhe përse mungesa e konsensusit politik e la Kosovën pa institucione të përkohshme drejtuese?
– Si e shfrytëzoi Serbia mungesën e aktivitetit diplomatik të Kosovës për të përhapur imazhin negativ për UÇK-në dhe si u sajua gënjeshtra për “trafikim organesh njerëzore gjatë luftës në Kosovë”?
– Përse u mobilizuan Carla Del Ponte dhe Dick Marty pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës?
– Kush ishin hartuesit e raportit që përvetësoi Dick Marty dhe cila ishte prapavija e tij?
– Si u sajua shprehja “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët” dhe përse aktakuza e ngritur kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit vë në bankën e akuzës luftën çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës?

Nëpërmjet bashkëbisedimit me Muhamet Mavrajn, kryetar i atëhershëm i Unionit të Pavarur të Studentëve të Prishtinës dhe kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”, Bardhyl Mahmuti, drejtues i Grupit Diplomatik të UÇK-së, për herë të parë shpalos thelbin e atyre bisedimeve, ku fati i ardhmërisë së luftës sonë ecte nëpër teh të shpatës!

Derniers articles